Lajme nga vendi
Rikonstruimi i Qeverisë, VLEN nga 6 në 7 ministri, Mickoski i pakënaqur nga disa ministra
Kryeministri Hristijan Mickoski veçmë ka nisur analizat dhe shqyrtimin për rikonstruimin e Qeverisë, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit, por edhe për rifreskime të reja të kabinetit qeveritar.
Siç bëhet e ditur nga portali SDK, Bekim Sali do ta zëvendësojë Mexhitin në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për postin e ministrit të Mjedisit do të emërohet një kuadër tjetër nga VLEN, gjegjësisht nga radhët e Lëvizjes Demokratike (LD). Në kombinim janë shumë emra, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar, përcjell INA.
Me ndryshimet e reja në Qeveri, VLEN nga 6 do të ketë 7 resore ministrore, pasi që zëvendëskryeministri i parë do të mbajë edhe postin e një ministri pa resor, që do të shtohet në kuadër të Qeverisë.
VMRO-DPMNE siç thuhet tanimë ka shfaqur pakënaqësi ndaj dy ministrave nga radhët e ZNAM-it, Igor Filkov dhe Goran Minçev, veçanërisht ndaj Filkovit, ministër i Drejtësisë. Sipas portalit Sdk.mk, Mickoski nuk ka shprehur pakënaqësi për resorët e Ekonomisë dhe Financave, që sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian kanë përparuar reformën dhe disiplinën financiare, por problem mbetet ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Sipas këtij portali, nga VMRO-DPMNE ende nuk ka deklarata se nga cilët ministra të “VLEN” është i pakënaqur kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë që vetë koalicioni të propozojë ndryshime në radhët e tij. “Menjëherë pas zgjedhjeve do të hapim dyert e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruksion dhe përmirësim të kapaciteteve,” kishte theksuar Mickoski më 23 gusht, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale që tashmë kanë përfunduar. (INA)
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

