Lajme nga vendi
Shtetasi i Maqedonisë ndërron jetë në aeroplanin e linjës Çikago-Beograd
Një qytetar nga Maqedonia ka ndërruar jetë, më 23 nëntor, gjatë fluturimit nga Çikago drejt Beogradit.
Sipas “Telegraf”-it serb, pasagjeri 57-vjeçar është ndier keq gjatë udhëtimit. Stafi i avionit ka tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, por ai nuk ka reaguar.
Pas uljes së aeroplanit, mjekët në aeroport kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
Lajme nga vendi
Kasami ia dorëzoi mandatin për zëvendëskryetar të komunës Albi Qamilit
Sot me kënaqësi firmosa vendimin për emërimin e Albi Qamilit si Zëvendës Kryetar të Komunës së Tetovës.
Albi Qamili është i diplomuar në shkencat politike dhe aktualisht ndjek studimet master në të drejtën kushtetuese.
Ai vjen në këtë pozitë me një legjitimitet të fuqishëm elektoral, si i pari i listës fituese të VLEN-it për këshilltarë komunalë në Tetovë.
Me këtë vendim, dua të dërgoj edhe porosinë e qartë dhe të drejtpërdrejt, se si Kryetar i Tetovës e çmoj rininë e këtij vendi, besoj në mbështetjen e të rinjve, i inkurajoj të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një Tetovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
Albit i uroj shumë suksese dhe e siguroj se do ta ketë mbështetjen time në këtë rrugë të rëndësishme që po e nis” – shkruan Kasami.
Lajme nga vendi
Rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore, kryhen nga 100 kontrolle në ditë
Numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Spitalin e Fëmijëve në Kozle është rritur. 60 fëmijë janë shtruar në spital dhe çdo ditë kryhen rreth 100 ekzaminime.
Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.
Sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, 117 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme u regjistruan brenda një jave, me numrin më të lartë të rasteve në Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë.
Në këtë drejtim, ajri i ndotur ndikon negativisht edhe në traktin respirator të fëmijëve.
Fëmijëve me astmë dhe alergji u rekomandohet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar nga mjeku.
Ndryshimi i motit dhe luhatjet e shpejta të temperaturave po ndikojnë në dobësimin e imunitetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, duke favorizuar përhapjen e gripit sezonal dhe infeksioneve të tjera respiratore.
Nga sektori shëndetësor paralajmërojnë se numri i të sëmurëve është në rritje dhe nxisin qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse.
Lajme nga vendi
Gjykata e Koçanit e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, inspektorët e DAP-it mbeten në arrest shtëpiak
Gjykata e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të arrestit shtëpiak për inspektorët e DAP-it, Dragan Paunov dhe Dule Dimitriev, të dyshuar për ryshfet para tragjedisë në diskotekën Pulse.
Ankesat e prokurorisë dhe të dyshuarve u shqyrtuan brenda 48 orëve, por momenti i saktë i vendimit mbeti i pasigurt.
Inspektorët e DAP dyshohen për marrje ryshfeti dhe dhënie informacioni djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara.
Avokati i Paunov deklaroi se sipas praktikës së mëparshme gjyqësore, akte të tilla zakonisht nuk sanksionohen me arrest shtëpiak, dhe veçanërisht jo me burgim efektiv.
-
Lajme nga vendi4 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

