Lajme nga vendi
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiu
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të përkohshme të shiut.
Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Durmishi shpall nisjen e 2.545 bizneseve të reja
Në Qeveri u nënshkruan kontratat e programit “Vetëpunësim 2025”, ku nga 6.045 aplikime u përzgjodhën 2.545 qytetarë. Programi mbështetet me një fond rekord prej 25 milionë euro, dyfish më shumë se vitin e kaluar.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vuri në dukje rëndësinë e sipërmarrësve të rinj për zhvillimin ekonomik lokal.
“I përgëzojmë të gjithë ata që sot nisin një rrugëtim të ri biznesi. Energjia e sipërmarrësve të rinj e çon vendin përpara,” tha Durmishi.
Ai theksoi se në vitin 2026 të rinjtë do të marrin edhe mbështetje shtesë për integrim më të shpejtë në tregun e punës.
Lajme nga vendi
Sofja dënon ashpër rrahjen e aktivistit dhe gazetarit bullgar 80-vjeçar në qendër të Shkupit
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e dënoi ashpër sulmin fizik ndaj 80-vjeçarit, gazetarit dhe aktivistit Vlado Perev, një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit bullgar në Maqedoni, i cili sot në qendër të Shkupit u rrah nga një person i panjohur.
Sipas Perev, sulmuesi – dy herë më i ri se ai – e ka goditur në fytyrë, ia ka thyer syzet dhe ka bërtitur: “Bullgarët le të shkojnë në Bullgari!”, duke i bërë edhe kërcënime me varje, pikërisht për shkak se është bullgar.
Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, menjëherë ka realizuar një kontakt telefonik me Perevin e lënduar dhe i ka premtuar mbështetje të plotë. Në komunikatën zyrtare të MPJ-së në Sofje thuhet:
“E dënojmë kategorikisht edhe një akt tjetër të dhunës nga urrejtja ndaj një bullgari në Republikën e Maqedonisë së Veriut – një fenomen, për fat të keq, i nxitur nga atmosfera aktuale socio-politike dhe retorika antibullgare. Presim që organet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase për hetim dhe drejtësi. Rikujtojmë se rruga evropiane e vendit kërkon zbatim të plotë dhe me ndërgjegje të kompromisit evropian të vitit 2022, duke përfshirë respektimin e vlerave të përbashkëta dhe garantimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas.”
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë konfirmoi se rasti është denoncuar dhe se po ndërmerren të gjitha masat për identifikimin dhe arrestimin e autorit.(INA)
Lajme nga vendi
Radev: Maqedonia e Veriut të nis menjëherë ndjekje penale ndaj të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve atje
Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të nisë menjëherë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve nëse dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian.
Komenti i tij erdhi pas sulmit ndaj gazetarit dhe figurës publike Vlladimir Perev në Shkup.
“Është koha e duhur që Republika e Maqedonisë së Veriut të nisë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve atje. Kjo është e vetmja mënyrë që ky vend të fitojë integrimin e tij evropian”, theksoi Radev.
Presidenti specifikoi se ai personalisht e ngriti çështjen si me kreun e shtetit të Maqedonisë së Veriut ashtu edhe me kryeministrin në Shkup.
Rasti i Perev, sipas tij, është “një arsye e mirë për të filluar më në fund ndryshimin e vërtetë”, pasi si autori ashtu edhe motivi janë të qarta.
-
Lajme nga vendi4 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

