Lajme nga vendi
Mickoski: Platforma për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria simbolizon integritet dhe mbikëqyrje publike
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot promovoi platformën e re për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria.
Micksoki tha se ky nuk është vetëm një sistem teknik. Ky është një hap përpara në kulturën politike, një hap në qeverisjen moderne dhe një mesazh i fortë se shteti që ne udhëheqim është i vendosur të jetë i hapur, i përgjegjshëm dhe të ofrojë një pasqyrë të plotë se ku përfundon çdo denarë i fondeve publike.
Ai tha se kjo Platformë simbolizon angazhimin tonë të qartë për integritet, ndershmëri dhe mbikëqyrje publike të të gjitha investimeve që bëjmë, pa përjashtim.
“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, po krijojmë një sistem në të cilin çdo qytetar, çdo komunë, çdo gazetar, çdo përfaqësues i sektorit civil dhe çdo palë e interesuar relevante do të mund të ndjekë progresin e projekteve të financuara nga Qeveria në kohë reale, në mënyrë transparente dhe të saktë. Pikërisht kështu duhet të funksionojë një shtet evropian. Me këtë Platformë, po hapim punën e institucioneve dhe po krijojmë një kornizë të re besimi, ku publiku nuk pret përgjigje – por i ka ato para vetes.
Është veçanërisht e rëndësishme që mediave, si një shtyllë e demokracisë, t’u jepet një mjet i fuqishëm. Me vetëm disa klikime, ata do të jenë në gjendje të gjurmojnë çdo projekt, çdo kontratë, çdo afat dhe çdo fazë të zbatimit. Kjo do të thotë mbështetje e vërtetë për gazetarinë investigative, llogaridhënien publike dhe pjesëmarrjen e informuar të qytetarëve. Asnjë projekt nuk është më “atje jashtë”, i fshehur në labirintet institucionale. Tani është publik, i dukshëm dhe i verifikueshëm”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

