Connect with us

Lajme nga bota

S’ka paqe për Australinë! Sulm vandal në varrezat myslimane, gjenden koka të prera…

Published

on

Imazhet e publikuara nga Varrezat Narellan në Camden, pranë Bondi Beach, kanë tronditur opinionin publik, pasi tregojnë një akt vandalesk të rëndë ndaj varreve myslimane, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist vdekjeprurës që ndodhi të dielën. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, individë të panjohur shpërndanë koka derri mbi varret myslimane, në një akt që besohet të ketë qenë hakmarrës. Në fenë islame, mishi i derrit konsiderohet i ndaluar dhe i papastër, çka e bën veprimin veçanërisht fyes dhe provokues.

Varrmihësi mysliman Ahmad Hraichie e dënoi ashpër incidentin, duke e quajtur atë çnjerëzor dhe të pakuptimtë. “Kjo është budallallëk i pastër. Nuk arrin asgjë. Vetëm nxit zemërimin, dhimbjen dhe përçarjen. Nuk kemi nevojë për më shumë njerëz që fuqizohen nga veprime frikacake si kjo,” u shpreh ai. Ai theksoi se personat e varrosur nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjet e fundit: “Varret janë vende pushimi, dinjiteti dhe respekti – në të gjitha fetë dhe për të gjithë njerëzimin.”. Incidenti ndodhi në një kohë kur udhëheqësit myslimanë të Sidneit kishin refuzuar të mbanin funeralet dhe madje edhe të merrnin trupat e autorëve të sulmit terrorist, një baba dhe djali i tij.

Nga sulmi, deri më tani, kanë humbur jetën 16 persona, përfshirë edhe babain 50-vjeçar të armatosur, ndërsa 42 të tjerë janë dërguar në spital. Policia konfirmoi se 14 viktima vdiqën në vendngjarje dhe dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital. Viktimat ishin të moshave nga 10 deri në 87 vjeç. 24-vjeçari Naveed Akram ndodhet ende në spital nën mbikëqyrjen e policisë, pasi u qëllua nga oficerët gjatë ndërhyrjes. Udhëheqësi i shquar islam i Sidneit, Dr. Jamal Rifi, deklaroi se komuniteti mysliman nuk i konsideron autorët e sulmit si pjesë të Islamit.
“Ajo që bënë ata nuk tolerohet nga asnjëri prej nesh. Vrasja e civilëve të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e gjithë njerëzimit,” tha ai, duke cituar parimet fetare.

Dr. Rifi kujtoi gjithashtu se gjatë rrethimit të Lindt Café në vitin 2014, komuniteti mysliman refuzoi të merrte trupin e autorit dhe të kryente ritualet fetare për të. “Do të bënim pikërisht të njëjtën gjë edhe në këtë rast,” theksoi ai. Edhe Këshilli Kombëtar i Imamëve të Australisë e dënoi fuqishëm sulmin terrorist, si dhe aktet e urrejtjes dhe vandalizmit që pasuan, duke bërë thirrje për qetësi, respekt dhe bashkëjetesë paqësore.

Lajme nga bota

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve

Published

on

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.

Yana Lantratova, Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Njeriut, tha se përgatitjet për shkëmbimin janë duke vazhduar.

“Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass.

Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shkëmbimet e të burgosurve kanë mbetur një nga fushat e pakta të bashkëpunimit praktik mes Moskës dhe Kievit gjatë konfliktit të armatosur që filloi në vitin 2022.

Continue Reading

Lajme nga bota

Tragjëdi në Pakistan: Zjarr në maternitet, humbin jetën 14 foshnje të posalindura

Published

on

Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin e maternitetit të një spitali në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv.

Një i porsalindur është shpëtuar, ka konfirmuar për BBC-në një zëdhënës i spitalit.

Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të repartit të nënës dhe fëmijës në spitalin PIMS, një nga spitalet kryesore shtetërore të qytetit.

Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.
Është ngritur një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.

Continue Reading

Lajme nga bota

Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.

“Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi më të madhe se unë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Trump në platformën e tij „Truth Social“, duke shtuar se Teherani “nuk e shfrytëzoi atë”.

“Prandaj, sot po shpall OPERACIONIN EKONOMIK MË TË ASHPËR që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo shtet”, shkroi presidenti amerikan. Trump shtoi se bëhet fjalë për “luftë ekonomike dhe izolim në përmasa të paprecedenta”.

Ai paralajmëroi se vendet, institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat shtetërore të të cilave do t’i ofrojnë “çfarëdo lloj ndihme shpëtimi Iranit”, do të përballen edhe vetë me “pasoja të mëdha ekonomike”.

Njoftimi paraqet një forcim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj Teheranit, në kushtet e ngecjes së vazhdueshme të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Advertisement

Mediat iraniane sot nuk shfaqin shqetësim të madh lidhur me kërcënimet e Trumpit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikës amerikane të presionit ndaj Teheranit, raportoi DPA.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” në “Telegram” vlerësoi se deklaratat e fundit të Trumpit janë pjesë e „luftës psikologjike dhe fushatës propagandistike“ së zakonshme, duke kujtuar se presidenti amerikan edhe në të kaluarën ka paralajmëruar rënien e Iranit dhe masa me përmasa historike.

Agjencia iraniane „Tasnim“ vlerësoi se mesazhi i Trumpit “nuk përbën ndonjë zhvillim të ri”, pasi SHBA-ja prej vitesh përpiqet të bllokojë lidhjet financiare dhe ekonomike me Iranin.

Megjithatë, Irani “ka mësuar se si t’i anashkalojë këto kufizime dhe është bërë shumë i aftë në këtë drejtim”, raportoi “Tasnim” në “Telegram”.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat