Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria heton keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë

Published

on

Kallëzim penal ndaj ish ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kallëzimi është dorëzuar nga ministri aktual Cvetan Tripunovski, i cili pa dhënë detaje, tha se kallëzimet do të tregojnë çfarë krimi është kryer në Ministri, por edhe në Agjencinë Pagesore për Bujqësi, e cila së fundmi u përfshi në skandalin me fondet evropiane, IPARD 3.

“Sa i përket asaj që po bëhet në kontrollin e agjencisë, besoj se do të dalin shumë veprime të paligjshme që janë kryer në Agjenci në kohën e tyre, por le të lëmë kohën të tregojë për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Sa i përket punës së Nikollovskit, vetëm të theksoj se janë dorëzuar disa kallëzime penale për keqpërdorim të pozitës së tij, shkelje të ligjeve dhe dëmtim serioz të buxhetit të shtetit”, deklaroi Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.

Nga Prokuroria për Alsat konfirmuan se kallëzimet janë pranuar dhe se tashmë po ndërmerren veprime.

“Këto kallëzime së fundmi u pranuan nga Prokuroria Themelore Publike dhe prokurori tashmë po vepron mbi to. Rasti është në hetim paraprak dhe në këtë moment nuk mund të ndahen më shumë informacion me publikun”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

E gjithë kjo vjen pas arrestimit të Ilija Stoilov, ish-drejtor i Agjencisë së Pagesave për Bujqësi, i akuzuar për marrje ryshfeti për një projekt nga programi IPARD-3, i cili ndërkohë është pezulluar, dhe të gjitha kontratat janë subjekt i revizionit. LSDM-ja dhe ish ministri Nikollovski akuzonin se kjo rrezikon realizimin e të gjithë programit IPARD-3, respektivisht që mijëra kontrata të bujqve mund të dështojnë, dhe kritikuan veprimtarinë e Ministrisë. Pushteti mohon se pagesa e subvencioneve është vënë në pikëpyetje, ndërsa sot ministri Tripunovski theksoi se nga 453 kontrata të nënshkruara në programin IPARD-3, në 289 prej tyre tashmë janë kryer pagesa ndaj fermerëve. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat