Lajme nga vendi
E vranë gruan, e futën në gropë dhe e dogjën, Prokuroria nisi hetimet kundër një burri dhe gruaje nga Gostivari
Prokuroria kërkon që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e gruas 53 vjeçe nga Negotina e komunës së Vrapçishtit, rajoni i Gostivarit, përcjell TV21. Nga Prokuroria Themelore e Gostivarit tashmë kanë dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave të dyshuar për kryerjen e një veprës penale-vrasje.
“I dyshuari dhe e dyshuara, si bashkëkryerës, në fshatin Negotino të Gostivarit, në mënyrë çnjerëzore e privuan nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunjë. Viktimën e morën para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan një debat për disa mosmarrëveshje. Më pas, e mbyllën në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi që jeton jashtë vendit. E dyshuara solli një pistoletë, ndërsa i dyshuari kreu vrasjen me një plumb nga arma e zjarrit Së bashku me një karrocë, e vendosën trupin e viktimës në automobil, e çuan në periferi të fshatit Negotino, ku e vendosën në një gropë të hapur, e dogjën dhe e mbuluan me dhe, degë dhe objekte të ndryshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1570523050748445
Lajme nga vendi
Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri
Dy raste të ndara të kontrabandimit të drogës dhe tabletave janë zbuluar brenda burgut të Idrizovës brenda një dite.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte shkuar për vizitë te një i dënuar. Gjatë kontrollit personal, tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë.
Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një pakoje të destinuar për një të burgosur tjetër, zyrtarët e burgut kanë zbuluar 171 tableta. Pakon e kishte dorëzuar paraprakisht nëna e të burgosurit.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dy rasteve.
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 13-të, KRYESON STRUGA TRIM LUM
Me dy ndeshjet e zhvilluara dje në kuadër të javës së 13-të në Kumanovë dhe Gostivar, u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor ku tanimë lider në renditjen e tabelës është Struga Trim Lum ndërkaq vendet e fundit i mbajnë Bashkimi, Arsimi dhe Skopje.
Bashkimi i Kumanovës në përballjen me Bregallnicën ishte shumë pranë fitores pasi ishte në epërsi me golin e Favzi në minutën e 27-të, por në minutën e 74-të skuadra mysafire barazoi shifrat në 1-1 me autor Natanie Masko. Me pikën e fituar Bashkimi ngjitet në pozitën e 8-të, ndërsa Bregallnica me 14 pikë mbetet në pozitën e 7-të.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Gostivar, Arsimi iÇegranit pësoi humbje 0-2 nga Shkëndija e Haraçinës me çka përfundimisht duket se ka hyrë në krizë të thellë rezultatesh.
Haraçinasit në pjesën e dytë me golat e Dashmir Elezit në minutën e 47 dhe Besir Demirit në minutën e 86-të nga penaltia me plotë meritë fituan tre pikët. Pas kësaj disfate Arsimi me 10 pikë zbetë në pozitën e 9-të, ndërsa Shkëndija e Haraçinës me 18 pikë ngjitet në pozitën e pestë.
Me kompletimin e xhiros së 13-të, tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë e ndjekur na Shkëndija me 27, Tikveshi dhe Vardari kanë nga 24 pikë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nba 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius.
Nga dita e martë moti prtiet të jetë me vranësira dhe më i ngrohët.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

