Connect with us

Lajme nga vendi

Shqiptarët, të dytët ndër të huajt në Itali, ja sa jetojnë në këtë shtet fqinj

Published

on

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për nga madhësia e komuniteteve të huaja në Itali. Sipas Eurostat, në vitin 2024 ishin të regjistruar 557 mijë persona të lindur në Shqipëri, një rritje prej rreth 20 mijë krahasuar me një vit më parë, duke përbërë 8.3% të të huajve në Itali. Rumunët kryesojnë me rreth 900 mijë persona (13.5%), shkruan portali Monitor.al.

Nga të lindurit në Shqipëri, 419 mijë rezultojnë me shtetësi shqiptare, çka tregon se rreth 141 mijë janë natyralizuar ose kanë shtetësi tjetër. Italia është i vetmi shtet ku shqiptarët shfaqen mes pesë komuniteteve kryesore sipas Eurostat; mungojnë të dhëna për Greqinë, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën. Në vende të tjera raportohen shifra më të ulëta: Belgjikë 15.6 mijë, Suedi 10.4 mijë, Austri 7 mijë, Holandë 4 mijë dhe Turqi 3.5 mijë.

Në Slloveni, komuniteti nga Kosova renditet i katërti më i madh, me rreth 30 mijë persona të lindur në Kosovë.

Në nivel BE-je, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë BE-së jetonin në Union (9.9% e popullsisë), 2.3 milionë më shumë se një vit më parë. Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia përqendrojnë dy të tretat e popullsisë së lindur jashtë vendit në BE. Përqindjen më të lartë e ka Luksemburgu (51%), ndërsa më të ulëtat regjistrohen në Poloni, Rumani, Bullgari dhe Sllovaki.(INA)

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat