Connect with us

Lajme nga rajoni

LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora

Published

on

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit.

Sipas rezultateve nga nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind, duke grumbulluar 13,899 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind, përkatësisht 762 vota.

Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota.

Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për qind të votave në total.

Advertisement

Sipas rezultateve të përgjithshme:

Lëvizja Vetëvendosje – 50.00% (447,179 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.76% (185,689 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.44% (120,182 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.57% (49,856 vota)

Advertisement

Lista Serbe (Srpska Lista) – 4.70% (42,015 vota)

Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1.66% (14,858 vota)

Lajme nga rajoni

Përmbyten banesat dhe bizneset në Rrogozhinë, banorët për TCH: Është shkatërruar çdo gjë, dëmi është kolosal

Published

on

Banorët e zonës në një prononcim për Top Channel, shprehen se dëmet janë shumë të mëdha dhe se disa u janë dëmtuar bizneset.

“Kam ndenjur gjithë natën me kova në duar pasi nuk ka pasur energji elektrike, nuk punonin pompat. As hidrovori. Po nuk e tërhoqi hidrovori ta çojë në det, kështu do shkonte. Hidrovori është përmbytur vetë. Tani bashkia të marrë masa dhe të rregullojë ngjarjen.”, shprehet një qytetar.

Një qytetare shprehet se supermarketi në pronësi të saj është nën ujë, ndërsa disa të tjerë bëjnë me faj mos pastrimin e kanalit.

“Jemi përmbytur komplet. Unë këtë e kam supermarket, me këtë ushqehem. Tani është komplet nën ujë, drita s’ka, nuk dimë si ta heqim. Kërkojmë ndihmë. Çdo gjë është shkatërruar, dëmi është kolosal”, shprehet një qytetare.

“Niveli i ujit ka shkuar në 80-90 cm. Nuk kishim mundësi të shmangnim përmbytjen, shkak mbetet moti i keq. Mbase dhe hidrovori nuk ka punuar. Dëmet janë të madha.”, tha një qytetar të cilit i është përmbytur hoteli.

Advertisement

“Është përmbytur thuajse gjysma e lagjes, për shkak të mungesës së pastrimit të kanalit. Ka nja pesë vjet as ferrën s’e kanë hequr, për 200 m kanal është përmbytur lagjja.”, tha një tjetër qytetar i prekur nga përmbytjet.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Durrësi , Lezha dhe Kuksi nën ujë, shiu i dendur shkakton kaos

Published

on

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë orëve të natës, kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në qytetet e Durrësit dhe Lezhës, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në Durrës, përmbytjet janë shënuar në disa zona të qytetit, veçanërisht në kryqëzimet kryesore të rrugëve, ku uji ka pushtuar rrugët dhe trotuaret. Në disa raste, uji ka depërtuar edhe në hyrjet e pallateve dhe të bizneseve buzë rrugës, duke krijuar shqetësim për banorët dhe tregtarët.

Durrës

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Lezhë, ku si pasojë e prurjeve të larta dhe pamundësisë së rrjetit të kanalizimeve për të përballuar sasinë e ujit, janë regjistruar përmbytje në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas mediave atje, niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë, për arsye sigurie.

Advertisement

Lezhë

Po ashtu, raportohet rritje e ndjeshme e prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër, të cilët ndodhen në kuota kritike.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile janë në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.

Në Kukës ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse.

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat