Lajme nga vendi
Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025.
Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debitore mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile. Sot, të njëjtët mund t’i tërheqin mjetet në të gjitha filialet dhe në ekspoziturat e hapura të bankave.
Lajme nga vendi
MINISTRI DURMISHI VIZITOI KOMPANI NË KOMUNËN E ZHELINËS
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, zbarkoi në Zhelinë, për të parë nga afër problemet, sfidat, situatën me punëtorët në kompanitë që gravitojnë në këtë Komunë.
Gjatë vizitës në Kompaninë “Liberta”, Ministri u zotua se në terren nuk ka dalë vetëm për të dëgjuar, por, sic tha edhe për të vepruar.
Në këtë kontekst ai përmendi Ligjin për përkrahje financiare të investitorëve ku mundësohet zhvillimi I kompanive, rritja e kapaciteteve poashtu edhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Nga Komuna e Zhelinës thonë se me investimet që I kanë bërë në infrastrukturë kanë ndihmuar kompanitë, por bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në sfera tjera.
BLERIM SEJDIU – Kryetar i Komunës së Zhelinës
Me përvojën e saj shumëvjeçare, në lëminë e prodhimit të dyerëve dhe dritareve Libertakom ka arritur që të posedojë çertifikata nga Institute shumë të njohura të kësaj lëmije, andaj produktet e kësaj kompanie shiten me shumë interes në shumë shtete Evropiane.
Pronari, pranoi se kriza globale, por edhe mungesa e fuqisë punëtore ndikon në rezultatet e kësaj kompanie.
IBRAHIM ISMAILI – Pronar i kompanisë “Liberta”
Masat për formalizimin e punës dhe uljen e ekonomisë gri, krijimi i mundësive fleksibël të punësimit për kategori të ndryshme të qytetarëve, si dhe forcimi i zbatimit të ligjit për të rritur sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve, kanë qenë në fokus të vizitës së Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, në Komunën e Zhelinës.
Gjithashtu, është diskutuar edhe për mbështetjen e të rinjve, nxitjen e investimeve dhe rolin e zonave industriale në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike, duke mos harruar edhe rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorëve, përmirësimit të kushteve për funksionimin e bizneseve dhe rritjes së kontrolleve në terren për të siguruar një treg më të drejtë dhe transparent./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Siljanovska-Davkova: Shtetësia e dyfishtë duhet të kufizohet edhe për presidentin dhe ministrat
Çështja e shtetësisë së dyfishtë ka hapur debat politik pasi VMRO–DPMNE propozoi ndryshime ligjore për kufizimin e saj te deputetët, ndërsa LSDM akuzoi se disa prej tyre kanë shtet rezervë.
Në diskutim nuk ngeli pa u përfshirë edhe presidentja, e cila thotë se kufizimi duhet të përfshijë edhe presidentin dhe ministrat.
“Ekziston mundësia që me ligj të kufizohet shtetësia e dyfishtë dhe mendoj se kjo duhet të vlejë edhe për presidentin dhe ministrat”, tha Gordana Siljanovska–Davkova.
Ajo rikujtoi se Kushtetuta garanton shtetësinë maqedonase, por Ligji për shtetësi parashikon edhe mundësinë e shtetësisë së dyfishtë.
Në nenin 2 të Ligjit për shtetësi thuhet:
Shtetasi i Maqedonisë mund të ketë edhe shtetësinë e një shteti tjetër. Shtetasi i Maqedonisë që ka shtetësi të një shteti tjetër, në vend konsiderohet ekskluzivisht si shtetas i Maqedonisë, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare përcaktohet ndryshe.
Megjithatë, presidentja rikujton se në legjislacion tashmë ekzistojnë kufizime për funksione të caktuara që janë të rëndësishme për sigurinë e shtetit.
Si shembull përmendi Ligjni për punët e jashtme i cili nuk lejon që ambasadorët të kenë shtetësi të dyfishtë, ndërsa e njëjta vlen edhe për funksione të ndjeshme si drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim opozitar kanë njoftuar se ndryshimet në Ligjin për deputetët, me të cilat propozohet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për deputetët, do të bllokohen. BDI paralajmëroi gjithashtu se është e mundur që ligjin ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese.
LSDM-ja opozitare dorëzoi edhe një propozim-ligj të vetin, me të cilin parashihet që të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, e jo vetëm deputetët, të kenë ekskluzivisht shtetësi maqedonase.
Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje deputetëve që para miratimit të ndryshimeve ligjore të konsultohen me ekspertë të së drejtës kushtetuese.
Ndryshe, në kohën kur u votua Qeveria, doli që dy anëtarë të Qeverisë të kenë shtetësi të dyfishtë. Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, rezultoi të kishte shtetësi bullgare dhe maqedonase. Ndërsa Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, doli të jetë i pajisur me shtetësi të Belgjikës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, sipas njoftimeve të autoriteteve bullgare mbi 216 mijë pasaporta me shtetësi bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre me funksion polic gjykate dhe tjetri furnizues i mallrave, janë përfshirë në vepra korruptuese me qëllim që të ndërmjetësojnë në Gjykatën e Apelit dhe Supreme, për një lëndë ku është shqiptuar dënim me 1 vjet burg për prodhim dhe tregim të paautorizuar të armëve. Gjykata i ka caktuar policit gjyqësor paraburgim 30-ditor, ndërsa furnizuesit i cili ndiqet për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, arrest shtëpiak.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

