Lajme nga vendi
Politikanët e zgjedhur duhet të jenë përfaqsues të denjë të interesave të qytetarëve e jo realizues të interesave personale.
Kuj i takon posti politik pasi të ketë fituar një politikan në zgjedhje. Posti i takon politikanit por brenga e tij në ambientin politik duhet të jetë e orientuar drejt sigurimit të mirqenies së qytetarëve të cilët e kanë votuar politikanin. Kjo duhet të jetë kështu për faktin se Demokracia bashkekohore është përfaqsuese e jo perjashtuese apo dhe anashkaluese. Politikani nuk ka arsye dhe të drejtë ta anashkalon obligimin për përfaqsimin e qytetarëve në politike apo ky është i obliguar që ta bën përfaqsimin e interesave të tyre e jo me angazhimin politik ta përfaqson vetëmse interesin vetanak. Edhe pse sot në disa shtete të botës por edhe ne shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimorë ku bën pjesë edhe shteti ynë po ndodhë kjo e fundit. Pra shumica e politikanëve sot e përfaqsojnë kryesishtë vetëmse vetveten duke i harruar qytetarët.Athua pse ndodh ky fenomen. Duhet hulumtuar arsyet dhe shkaqet e verteta të kësaj ndodhie. Apo duhet të sçarohet se kjo punë athua bëhet me qëllim apo ndodhë rastësushtë. Kjo mbetet të hulumtohet dhe të vërtetohen shkaqet e vërteta apo përsëris të dihet se Pse ndodhë që politikanët në të shumtën e rasteve i anashkalojnë qytetarët.
Nëse kjo gjë bëhet me qëllim atëherë duhet që të ndërmerren masa që kjo të mos ndodhë më dhe politikanët të kenë kujdes gjatë kryerjes së obligimeve të tyre në institucionet të cilat i udheheqin apo dhe përfaqsojnë. Politikani i zgjedhur duhet qe një pjesë bukur të madh të mandatit ta harxhon duke u marrë me aktivitetet me të cilat realizohen kërkesat dhe nevojat qytetarëve, meq është përfaqsues i zgjedhur me votat e tyre. Vrapimi vetëm për veteveten politikanin e zhvesh nga misioni i përfaqsimit dhe e transformon në zyrtar të rëndomtë shtetror. Në të shumtën e rasteve politikanët duke u munduar tia rrisin autoritetin dhe namin vetvetes angazhimin e tyre në politikë e cilësojnë si mision dhe veten e llogarisin si misionoar. E këta sot janë të tillë vetëm nëse i përfaqsojnë realishtë me dinjitet dhe me sinçeritet interesat e qytetarëve e nëse këta nuk e bëjnë këtë gjë të njejtët janë politikan rasti që nuk meritojnë edhe njëherë të jenë pjesë e politikës./Ejup Berisha /
Lajme nga vendi
OSMAN KADRIU PËR TV KOHA – VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE NUK DUHET PRANUAR ME BRENGOSJE!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u soll dje në fazën e dytë, meqenëse për iniciativën e shtruar para Gjykatës kishim edhe fazën e parë kur u shqyrtua arsyeshmëria e iniciativës edhe kur përsëri Gjykata solli para disa javësh Vendim për fillimin e procedurës për vlerësimin e ligjsmërisë dhe kushtetutshmërisë e Vendimit në fjalë.
Në këtë mënyrë për Tv Koha, ka sqaruar seancën e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatësi Osman Kadriu.
“Ne edhe atëherë, tre gjykatës – dy shqiptarë dhe një koleg i përkatësisë turke votuam “kundër” edhe për Vendimin e parë dmth për fillimin e procedurës, se nuk ka arsye me këto sqarime që ne i dhamë. Së pari me iniciativën u theksua se nuk është respektuar forma, procedura për miratimin e këtij vendimi dhe e dyta që ishte edhe vërrejtje e shumicës së kolegëve të Gjykatës Kushtetuese se disa emërime duhet të jenë në gjuhën maqedonase se ata nuk e kuptojnë atë përkthimin faktikisht fjalën burimore në gjuhën shqipe. Konkretisht fjala ishte për “Kongresin e Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit”. Për këtë cështje dhamë arsyen se assesi që kjo vërrejtje të jetë e arsyeshme dhe nga ky aspekt të vlerësohet kushtetutshmëria. Theksuam se punohet për emra të përveçëm dhge se emrat e përveçëm sipas rregullave gramatikore të gjuhës shqipe nuk përkthehen” – tha për Tv Koha, Gjykatësi I Kushtetueses, Osman Kadriu.
Sa I përket mungesës në procedurë, Gjykatësi Osman Kadriu tha se bëhet fjalë për një vendim shumë të vjetër dhe me të vërtetë është jashtë cdo arsyeshmërie të ngrihet pas vitit 2007 kur është sjellë vendimi për emërimin e rrugëve, tash të vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.
Shkaku kryesor, sipas tij, është se kinse në atë kohë dhe në atë procedurë nuk është kërkuar mendim nga Qeveria, meqenëse sipas një vendimi republikan që ka sjellë Qeveria është fakt se kërkohet mendimi I Qeverisë.
“Ne në shqyrtimin e kësaj lënde, që zgjati koxha kohë që kur u iniciua procedura deri ditën e djeshme nuk u vërtetua gjendja faktike rreth asaj mangësie për të cilën insistohet se është prezente. Së pari kërkuam edhe nga Këshilli Komunal nëse janë paraqitur në atë kohë me kërkesë dhe shkresë të vecantë në Qeverinë e RMV-së që ajo të prononcohet me mendimin e saj, qoftë pozitiv ose negativ. Prej Këshillit morëm përgjigje se bëhet fjalë për lëndë të vjetër dhe në dosjen e kësaj lënde nuk mund të gjendet një lloj shkrese e këtillë. Kërkuam poashtu nga Qeveria me kërkesë të vecantë të përgjigjet Qeveria se a ka pas vallë kërkesë dhe cili ka qenë mendimi I Qeverisë, pozitiv apo negativ. Edhe nga Qeveria nuk kemi përgjigje se si ka rrjedhë kjo procedurë. Dhe ne që e mbrojtëm vendimin në fjalë të mbetet në fuqi thamë se gjendja faktike nuk është e kompletuar dhe e drejtë dhe me të vërtetë është sanksion I rëndë që Gjykata të sjell vendim abrogues dhe të abrogon vendimin në fjalë. Por, ditën e djeshme, 3 Gjykatësit përsëri e arsyetuan cështjen se iniciativa nuk është e arsyeshme, duhet të hudhet dhe nuk duhet të preket cështja e vendimit. Me shumicë të votave, me 5 vota “për” u vendos që të abrogohet vendimi në fjalë” – tha për Tv Koha, Gjykatësi, Osdman Kadriu.
Gjykatësi i Kushtetueses, Osman Kadriu, për Tv Koha tha se vendimi në fjalë assesi nuk duhet të pranohet me brengosje. Ai ka komentuar pohimet se tani me vendimin abrogues, automatikisht do të vjen në shprehje Vendimi I Vjetër dhe do të hiqen tabelat. Ai kategorkisht thotë se kjo nuk do të ndodh!
Si jurist me përvojë dhe si Gjykatës i Kushtetueses ai për Tv Koha shpjegojë pasojat se cfarë mund të ndodh dhe si mund të zbatohet
“1.Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese assesi nuk vjen në pyetje që me automatizëm të zbatohet vendimi I vjetër.
2.Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese assesi në këtë moment nuk do të hiqen tabelat me emrat e tashëm
3.Vendimi I Gjykatës Kushtetuese ka atë domethënie dhe atë obligim për Këshillin Komunal që Këshilli Komunla pasi të shpallet Vendimi I Gjykatës Kushtetuese në Gazetën Zyrtare të shtetit dhe pasi të merr një ekzemplar të vendimit edhe vet Këshilli Komunal, Këshilli Komunal duhet ta nis procedurën për sjelljen e një vendimi të ri. Me sjelljen e një vendimi të rid he në atë procedurë rigorozisht duhet të respektohet forma për miratimin e këtij vendimi, ku është kusht I domosdoshëm që të prononcohet edhe Qeveria. Por si akt juridik duhet të sigurohet dhe t`i bashkangjitet dosjes së lëndës që ka të bëjë me miratimin e vendimit të ri” – tha për Tv Koha, Gjykatësi Osman Kadriu.
Lajme nga vendi
Nikolloski: Me trenin e shpejtë do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta nga Shkupi në Selanik dhe për 2 orë e gjysmë deri në Beograd
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, në samitin ministror për transport të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, foli për planet dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 8.
Nikoloski theksoi se samiti dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e përbashkët të vendeve nëpër të cilat kalon Korridori 10, duke nënvizuar se ndërtimi i tij do të kontribuojë që ai të bëhet korridori më i rëndësishëm ekonomik i transportit në Evropë.
Sipas tij, me realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore do të reduktohet ndjeshëm koha e udhëtimit dhe transportit të mallrave në rajon.
“Shkup – Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta, Shkup – Beograd për dy orë e gjysmë, ndërsa treni i mallrave nga Athina do të arrijë në Vjenë për më pak se 24 orë. Nga Selaniku deri në Budapest transporti hekurudhor i mallrave do të zhvillohet për rreth 12 deri në 14 orë”, theksoi Nikoloski.
Ai vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës së transportit përgjatë Korridorit 10 do të sjellë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, lidhje më të madhe ekonomike dhe mundësi të reja zhvillimi për vendet e rajonit. përcjell Zhurnal.mk .
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ndan nga 100 euro vauçer për filloristët: Zbardhen datat dhe procedurat e aplikimit
Komuna e Tetovës ka njoftuar zyrtarisht prindërit se së shpejti do të hapet procesi i aplikimit për përfitimin e vauçerëve për nxënësit e regjistruar në klasën e parë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas detajeve të publikuara në image.png, procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 23 qershor deri më 10 korrik 2026.
Kush ka të drejtë aplikimi?
Të drejtë për të përfituar nga kjo mbështetje kanë:
Të gjithë nxënësit që janë regjistruar në klasën e parë deri më datën 22 qershor 2026.
Si të aplikoni dhe ku dorëzohen dokumentet?
Për t’u bërë pjesë e këtij programi mbështetës, prindërit duhet të ndjekin këto hapa:
Marrja e formularit: Formulari i aplikimit mund të merret fizikisht pranë Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës ose mund të shkarkohet online nga faqja zyrtare e komunës.
Dorëzimi i dokumenteve: Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen të kompletuara pranë të njëjtit sektor, respektivisht në Sektorin për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës.
Ky hap vjen si një masë lehtësuese për familjet tetovare që përgatisin fëmijët e tyre për të nisur ciklin fillor në vitin e ri shkollor.

