Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përparojnë bashkëpunimin kufitar

Published

on

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ishte nikoqir i homologes shqiptare, Albana Koçiu, me të cilën biseduan dhe sollën disa vendime të rëndësishme për të mirën e të dyja vendeve, thanë ministrat në fjalë. Sipas Toshkovskit dhe Koçiut, këto marrëveshje kanë të bëjnë me drejtim të lehtësimit të qarkullimit sa më të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

“Një nga vendimet më të rëndësishme ka qenë që sezonin para veror të fillojmë ta implementojmë sistemin “One Stop Shop” edhe me Republikën e Shqipërisë, ku ekipet tona janë duke punuar intensivisht, me çka do të mundësohet qarkullimi sa më i shpejtë i njerëzve. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen e Qendrës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar për ta avancuar, me ç’rast bashkëpunimi operativ mes të dyja vendet do të rritet edhe më shumë. Po ashtu biseduam edhe për mundësinë që pika kufitare Xhepishtë-Trebishtë afër Dibrës, të largohen barrierat e funksionit që ishin gjatë kohës së dimrit, të funksionojnë deri në ora 16:00, ndërsa gjatë verës deri në ora 20:00, të jetë funksional 24 orë.”, – deklaroi Pançe Toshkovski nga MPB.

Sipas Koçiut, ky takim vjen në vazhdën e një bashkëpunimi shumë të mirë mes të dyja vendeve dhe për të dhënë një mesazh të qartë për vullnetin tonë të përbashkët, sipas ministres shqiptare Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut janë partnere strategjike dhe miqësi të vazhdueshme.

“Dy vende të cilat ndajnë një hapësirë të përbashkët të lidhura shumë më shumë në ngjashmëri, sesa në dallime, si dhe dy vende kandidate për Bashkimin Evropian, prandaj kjo hapësirë që ne ndajmë sot, do të jetë një hapësirë evropiane ku mallrat, kapitali dhe njerëzit do të lëvizin pa kufizime. Për këtë arsye, lehtësimi i procedurave për qytetarët, por edhe për biznesin, është jo vetëm diçka e zgjuar, por është diçka edhe shumë praktike të cilën e bëjmë në funksion të së ardhmes sonë të përbashkët.”, – theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu.

Sipas ministres shqiptare, një bashkëpunim i tillë dhe një Qendër e tillë e koordinuar do të krijojë mundësi akoma më të mëdha për të shkurtuar edhe më shumë burokracitë, për të shkurtuar kohën e kalimit në pikat kufitare, por njëkohësisht do të nxisë edhe më shumë shkëmbimin mes të dyja palëve. Ministrja Koçiu theksoi se gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 5 milionë kalime të njerëzve, si dhe 1.8 milion automjete, me çka tregon se Shqipëria, por edhe Liqeni i Ohrit në Maqedoni ende mbeten të pa eksploruar plotësisht.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat