Sport
CHAMPIONS: SPEKTAKËL ME 61 GOLA NË NDESHJET E FUNDIT TË FAZËS SË LIGËS
18 ndeshjet e raundit të fundit në fazën e ligës të[ UEFA Liga e Kampionëve europiane prodhuan 9 fitore të vendasve , 2 barazime dhe 7 fitopre për ekipet mysafire duke u shënuar 61 gol. Benfika eliminoi Real Madridin nga tetshi i parë. Arsenal mbeti i pari në renditje me 8 fitore dhe 24 pikë maksimale.
Java e fundit e fazës së ligës në UEFA Liga e Kampioneve në 18 ndeshjet e zhvilluara me 61 gol të shënuar dhuruan spektakël , efikasitet dhe zhgënjime për disa ekipe. Tetë skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 1/8 së finales janë Arsenali, Beyern Munihu, Liverpuli, Tottenhem , Barcelona, Çellzi, Sportingu dhe Njucastle .
Arsenali edhe në ndeshjen e fundit të fazës së ligës dëshmoi se ishte skuadra më e kompletuar dhe arriti të mbetet në krye të renditjes me 8 fitore dhe 24 pikë maksimale . Në ndeshjen e fundit Arsenal mundi 3-2 ekipin Kairat Almaty
ekipin maksimale dhe me 24 pikë Ndeshje më spektakolare u zhvillua në Lisbonë mes Benfikës dhe Realk Madridit e cila përfundoi me rezultatin 4-2 për portugezët të cilët siguruan kualifikimin në 1/16 të finales, ndërsa Real Madridi nga pozita e tretë mbeti në pozitën e 9-të dhe jashtë tetë ekipeve që kualifikohen direkt në fazën e eliminimit. Goli vendimtar për portugezët që i siguroi kualifikim në fazën e play off-it erdhi në sekondat e fundit t[ë lojës shtesë dhe çuditërisht autor i golit ishte portieri vendas Anatoliy Trubin
Skuadra tjetër spanjolle Barcelona me lojë të shkëlqyeshme mundi Kopenhagenin 4-1 dhe u pozicionua e pesta në renditje . Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i Barcelonës Lamine Jamal.
Ndeshjet e para të ekipeve që janë kualifikuar nga vendi i 9-të deri në vendin e 24 do të luhen më 17dhe 18 shkurt ndeshja e parë dhe 24 dhe 25 shkurt ndeshjet kthyese,. Ekipet fituese do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt . Shorti për fazën e eliminimit direkt do të hidhet më 27 shkurt 2026 , ndërsa ndeshjet e para pritet të luhen më 1- dhe 11 mars , ndërsa ato kthyese më 17 dhe 18 mars. Ndeshjet çerekfinale luhen më 7 dhe 8 prill, ndeshjet kthyese më 14 dhe 15 prill, ndërsa gjysmëfinalet luhen 28 dhe 29 prill ndeshjet e para, ndërsa kthyeset me 5 dhe 6 maj. Finalja është caktuar të zhvillohet më 30 maj në ‘’Puskas Arena’’ në Budapest të Hungarisë
Rezultatet e raundit të tetë
Ajax – Olympiakos 1 – 2
Arsenal – Kairat Almaty 3 – 2
Ath. Bilbao – Sporting 2 – 3
Atletico M – Bodo/Glimt 1 – 2
Barcelona – FC Copenhagen 4 – 1
Bayer Leve – Villarreal 3 – 0
Benfica – Real Madrid 4 – 2
Borussia Dortmund – Inter 0 – 2
Club Brugge – Marseille 3 – 0
Eintracht Fr – Tottenham 0 – 2
Liverpool – Qarabag 6 – 0
Manç City – Galatasaray 2 – 0
Monaco – Juventus 0 – 0
Napoli – Chelsea 2 – 3
Pafos – Slavia Prag 4 – 1
PSG – Newcastle 1 – 1
PSV – Bayern 1 – 2
Royale Union SG – Atalanta 1 – 0
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

