Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Projekti “Qyteti i Sigurt” ka për qëllim të shpëtojë jetë njerëzish, është gabim që politikanë të caktuar përpiqen ta etnizojnë

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur  pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme, theksoi se kjo Qeveri garanton përfaqësim të drejtë dhe se ligji i ri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, i cili është obligues në procesin drejt BE-së, ndërsa projekti “Qyteti i Sigurt” nuk etnizon, por shpëton jetë njerëzish.

– Sa i përket përfaqësimit të drejtë, mund të them se absolutisht po tregohet kujdes për përfaqësimin e drejtë, unë personalisht jam garant dhe këtë e kam thënë edhe në të kaluarën. As si njeri, as si politikan, as si kryetar i Qeverisë, nuk do të lejoj që dikush të majorizojë apo të minimizojë dikë tjetër. Pra, absolutisht mund t’ju siguroj se cilësia e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, duhet të jetë kyçe dhe prioritet, dhe kjo është një vlerë themelore kushtetuese dhe pjesë e rezolutave dhe konventave ndërkombëtare – theksoi Kryeministri Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes të parashtruar nga deputeti Skender Rexhepi.

Kryeministri Mickoski i tha deputetit Rexhepi se çështjet duhet të shihen më gjerë dhe në mënyrë objektive, në vend që të etnizohen, duke menduar se në këtë mënyrë do të fitohen pikë politike.

– Sa i përket Ligjit për përfaqësim të drejtë, ai është i përfunduar dhe ka marrë mendimet e fundit pozitive nga Komisioni i Venecias.  Do t’ju rikujtoj se mendimi i Komisionit të Venecias, në përputhje me ndryshimet e fundit në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe në përputhje me kërkesat e fundit për ndryshimin e metodologjisë në procesin e aderimit, janë një faktor vendimtar. Veprohet sipas tyre dhe pres që shumë shpejt ky ligj t’ju dorëzohet juve, deputetëve, dhe shpresoj që të miratohet njëzëri, pasi ka rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias dhe gjithashtu shpresoj që në këtë mënyrë deputetët të mos i rrezikojnë proceset evropiane të shtetit, theksoi Kryeministri Mickoski.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri Mickoski theksoi se nuk do t’i komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por është fakt se kjo shumicë në Gjykatën Kushtetuese është zgjedhur në kohën e qeverisë së mëparshme, e jo në këtë qeveri.

Advertisement

Sa i përket projektit “Qyteti i Sigurt”, Kryeministri Mickoski theksoi se është gabim që edhe këtë projekt disa politikanë përpiqen ta etnizojnë, sepse ai ka për qëllim të shpëtojë jetë njerëzish.
– Politikanët që janë në një entuziazëm romantik mendojnë se, nëse i etnizojnë edhe të ndjerët që fatkeqësisht kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut, duhet të shihen përmes prizmit të përkatësisë etnike.

Ajo që mund të them është se pas realizimit të projektit “Qyteti i Sigurt” nuk do të ketë më një numër të madh viktimash nga aksidentet e trafikut. Kjo qeveri vendosi ta vërë projektin në funksion me qëllim që të shpëtojë jetë njerëzish, pa u udhëhequr nga statistika matematikore se kush i përket cilës përkatësi etnike dhe pa e interpretuar metodologjinë me të cilën për të ndjerët përcaktohet përkatësia etnike. Ky projekt ka për detyrë të shpëtojë sa më shumë njerëz,  theksoi Kryeministri Mickoski.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat