Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Më shumë se 50 lëndë për korrupsion të nivelit të lartë, që janë fshehur vite me radhë, janë në procedure, ky është vetëm fillimi, ajo që është vjedhur duhet t’i kthehet popullit

Published

on

Sot po mbajmë mbledhjen konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, një trup që nuk është formalitet, por një mesazh i qartë dhe i padiskutueshëm se shteti më në fund po qëndron fuqishëm, në mënyrë sistematike dhe pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Kjo Qeveri e ka nisur luftën kundër krimit dhe korrupsionit jo me deklarata, por me vepra. Aktualisht, më shumë se 50 lëndë për korrupsion të nivelit të lartë janë në procedure, raste që për vite me radhë kanë qenë të fshehura, të vonuara ose të injoruara.  Por ky nuk është fundi, por fillimi. Presim hapjen e rasteve të reja, hetime të thelluara dhe rezultate që do ta rikthejnë besimin e qytetarëve në shtetin dhe institucionet.

Qartë dhe me zë të lartë dua të përcjell mesazhin: Nuk ka drejtësi selektive. Nuk ka të mbrojtur. Nuk ka të paprekshëm.

Që kjo luftë të jetë e suksesshme, është i domosdoshëm forcimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, në mënyrë institucionale, në aspektin e burimeve njerëzore dhe funksionalitetit. Vetëm një gjyqësor dhe prokurori e fortë, e pavarur dhe profesionale mund ta çojë këtë betejë deri në fund dhe të sigurojë që drejtësia të mos jetë as e ngadaltë, as selektive, por efikase dhe e drejtë.

Unë jam për masa të përforcuara në luftën kundër korrupsionit. Por lufta nuk përfundon vetëm me procedurë penale. Lufta duhet të përfundojë me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Sepse krimi nuk duhet të shpërblehet.

Advertisement

Ajo që është vjedhur duhet t’i kthehet popullit.

Pikërisht për këtë arsye po i vendosim këto mekanizma dhe pikërisht për këtë arsye sot e konstituojmë këtë Këshill. Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe i përfitimeve nga kjo pasuri nuk është një hap i thjeshtë, është një proces shumëdimensional dhe kompleks, që përfshin disa faza të ndërlidhura dhe të kushtëzuara, ku janë të përfshira disa institucione me kompetenca dhe përgjegjësi të qarta.

Duke ndjekur fazat e procedurës për kthimin e pasurisë, Strategjia për periudhën 2025 – 2028 përcakton qartë tre fusha prioritare të veprimit:

Së pari, gjetja, identifikimi dhe monitorimi i pasurisë dhe përfitimeve të fituara në mënyrë të paligjshme, jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mekanizmave modernë të hetimeve financiare.

Së dyti, sigurimi i përkohshëm dhe konfiskimi i pasurisë dhe përfitimeve, shpejt, në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin, pa hapësirë për manipulime, zvarritje apo keqpërdorime.

Advertisement

Dhe së treti, menaxhimi efektiv i pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar, përfshirë edhe përdorimin e saj të ri për qëllime sociale, sepse pasuria kriminale e konfiskuar duhet të marrë një vlerë të re, të dobishme për shoqërinë, dhe të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Ky Këshill, nën udhëheqjen e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë të ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, ka një rol kyç në koordinimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin strategjik të të gjitha këtyre proceseve. Pres nga ju profesionalizëm, guxim dhe integritet, por mbi të gjitha rezultate.

Sot po vendosim themelet e një sistemi ku drejtësia nuk është vetëm një deklaratë, por praktikë, ku lufta kundër korrupsionit nuk është një slogan politik, por politikë shtetërore, dhe ku institucionet punojnë në interes të qytetarëve, jo për mbrojtjen e individëve.

Kjo është një luftë për shtetin e së drejtës.

Kjo është një luftë për besimin.

Advertisement

Kjo është një luftë për dinjitetin e qytetarëve.

Dhe në këtë luftë, nuk do të dorëzohemi.

Ju uroj punë të suksesshme dhe me përgjegjësi.

Ju faleminderit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat