Connect with us

Sport

KARATE: MAQEDONIA ME 35 GARUES  NË KAMPIONATIN EUROPIAN

Published

on

1205  karateist  nga 47 shtete  evropiane do të marrin pjesë në edicionin e  53-të  Kampionati Evropian i Karatesë për kadet junior dhe U-21 që  nga  data  6 deri më 8  shkurt mbahet  në  Limasol  të Qipros. Reprezentacioni Maqedonisë  do të  përfaqësohet  me  35 karateist

 Nga data 6 deri më 8  shkurt në Limasol të Qipros mbahet edicioni i 53 me radhë Kampionati Europian i Karatesë për kadet junior dhe U-21. Në këtë  kampionat  Europian marrin pjesë  1205  karateist  nga  47  vende  evropiane  në mesin e vendeve pjesëmarrëse në këtë event të madh sportiv të karatesë reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet me 35 garues në KATA dhe KUMITË për djem dhe vajza. Reprezentacioni  ynë  enkas  për  këtë  kampionat  evropian ka  zhvilluar  përgatitje me  intensitet  të lartë që përfaqësimi të jetë më dinjitozë. Këtë e pohoi  edhe  drejtori  sportiv i reprezentacionit Arlind Huseini i cili u shprehë se të gjithë garuesit janë  maksimalisht  të  përgatitur  për  përfaqësim  dinjitoz 

“Gjatë kësaj periudhe që kaloi reprezentacioni I Maqedonisë࡙ mbajti stërvitje përgatitore me anëtarët e reprezentacionit kadet junior, dhe u-21 në kata dhe kumitë. Të gjitha përgatitjet dy javore që u mbajtën kaluan shumë mire pa asnjë lëndim. Sipas mendimit tim shumë të përgatitur, pasi se këtë e konfirmojnë edhe seleksionuesit e kadetëve juniorëve dhe U-21. Kështu që mendoj se  këta janë shumë të përgatitur  për garën e radhës  apo  kampionatin shumë të rëndësishëm  për  kadet, junior dhe u-21 që do të mbahet tani në këtë periudhë kohore apo nga data  6 deri  8 shkurt në Qipro” deklaroi  Arlind  Huseini drejtor sportiv i reprezentacionit.

 Drejtori sportive I reprezentacionit të Maqedonisë Arlind Huseini  ka  besim të plotë tek të përzgjedhurit  duke  pasur para sysh se  njehë mire talentin dhe cilësinë e tyre

“ Siç e dini edhe  ju nga  garat e kaluara nga kampionate  evropiane kemi pasur rezultate  shumë të mëdha , duke filluar  nga Berat  Jakupi  është shpallur  kampion evropian  në këto evenimente të rëndësishme , Doan Osmani në 2019, në Olborg. Kështu që edhe kësaj radhe reprezentacioni I Maqedonisë, ka talent të mirë, punëtor të mirë . Talent◄ që me të vërtet  do të japin maksimumin  dhe do të arrin në kulm apo në piedestal, për shkak se me të vërtet janë një gjeneratë e mire, shumë e përgatitur . Jam I bindur se do të kthehemi  me rezultate të mira nga kampionati Europian që mbahet në Qipro” deklaroi Arlind Huseini

Advertisement

 Përfaqësues e Maqedonisë në Kampionatin Evropianit të karatesë për kadet, junior  dhe U-21 do të prezantohet me 35 garues në kategoron٥ e djemve dhe vajzave  në  KATA dhe KUMITE,  në mesin e të cilëve janë edhe  dy karateistë nga  Klubi i karatesë FATI të Tetovës, Erdona Ziberi që do të garon në U-21 në kategorinë -68 kg  dhe  Isa  Elmazi në kategorinë kadet në -70 kg

“Unë nga ky kampionat Europian pres që të kthehem me rezultat, normalisht me vend të pare sepse kam pasur   gara vazhdimisht në këto muajt e fundit si në garat ballkanike, në kampionatin botërorë në Veneci në Ligën Botërore. Në kampionatin Ballkanik u ktheva me  medaljen e  bronztë,  dhe në Veneci në ligën botërore  me  vend të pare. Normalisht ajo medalje më  dha  frymëzim dhe   nga stërvitjet që I bëjmë ne vazhdimisht unë mendoj se edhe nga ky kampionat evropian bashkë me trajnerin dhe me garuesit tjerë që marinë pjesë në Europian  jemi të përgatitur dhe presim që të kthehemi me medalje të artë nga ky  kampionat Europian” deklaroi  karateisti Isa Elmazi

 Ekspedita e Maqedonisë së Veriut sonte  udhëton për në Limasoll të Qipros , ndërsa garat  do të mbahen  të premten , të shtunën dhe të dielën, ndërsa   kthimi është caktuar menjëherë pas  përfundimit të garave.

Shaban SINANI –  TV KOHA

Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat