Lajme nga vendi
Nënkryetari i BDI-së Hoxha: Nuk hymë në Qeveri pa marrëveshje politike
Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus në TV21, deklaroi se nuk do të hyjnë në Qeveri pa marrëveshje politike. Tutje, Hoxha tha se kjo është e vetmja Qeveri në historinë e shtetit që ndërtohet pa program politik të implementuar nga partitë politike shqiptare.
“Qëllimet e Mickoskit kanë qenë të qarta. Si ta dobëson pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të hakmerret për të gjithë ato të arritura të shqiptarëve që kanë ndodhur në formë të natyrshme. Dhe i duheshte një grusht njerëzish për ta legjitimuar politikën e tij. Se nëse ata nuk do të ishen pjesë e qeverisë nuk do të kishte se si të mbetet barra mbi ata. Pse nuk e provuan ata, që siç thonë po të ikim ne do hyjë BDI-ja. Nuk hyn BDI-ja në Qeveri është thënë shumë herë, po e them edhe unë si nënkryetar se BDI-ja nuk hynë në Qeveri nëse ata dalin. Nuk mund të hysh në Qeveri pa marrëveshje politike. Është qeveria e parë në historinë e shtetit që ndërtohet pa program politik të implementuar nga partitë politike shqiptare”, tha nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus.
Lajme nga vendi
Tabelat e “Safe City” në Tetovë edhe në gjuhën shqipe
Tabelat paralajmëruese të “Safe City” që tregojnë se qarkullimi apo trafiku në atë zonë është nën video-mbikëqyrje, në Tetovë brenda në qytet janë të shënuara edhe në gjuhën shqipe. Kritika të vazhdueshme pati nga opozita për pushtetin, ndërkohë që këta të fundit në vazhdimësi theksonin se Ligji për Safe City respekton plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Lajme nga vendi
Përse po thahet Prespa? Shqipëria, Greqia e Maqedonia e Veriut me strategji të përbashkëta për ruajtjen e liqenit
Prespa është një nga ekosistemet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme në rajon, ndaj studiues dhe ekspertë nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut përgjatë tre ditëve do të sjellin zhvillimet më të fundit në kërkimin shkencor dhe sfidat me të cilat po përballet kjo zonë e mbrojtur.
Sipas ekspertëve rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në liqenet e Prespës, e lidhur me ndryshimet klimatike, mungesa e reshjeve dhe borës, si dhe ndikimi i aktivitetit njerëzor janë në fokus të studimeve me qëllim hartimin e masave sa më efektive për menaxhimin e zonës.
Giorgos Catsadorakis, biolog shprehet “Të gjithë i dimë problemet aktuale të të dy liqeneve të Prespës dhe ishte koha të bënim bashkë shkencëtarë nga të tre shtetet që ndajnë të njëjtin liqen. Për shkak të krizës klimatike dhe ndryshimet e saj, kemi më pak borë, më pak shi, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, herët a vonë banorët rreth kësaj zone do të duhet të bëjnë diçka për ekonominë dhe jetesën e tyre.
Problemi është që ne duhet të mbrojmë vlerat natyrore dhe të jemi të aftë të harmonizojmë masat menazhuese me adaptimin e banorëve.“
Lajme nga vendi
Bardovca, Demir Hisari dhe Negorca në projektin “truri në SHBA”: paqartësi për rolin e spitaleve
Spitalet psikiatrike në Bardovcë, Demir Hisar dhe Negorcë kanë qenë të përfshira në një projekt shkencor ndërkombëtar që lidhet me grumbullimin e mostrave të trurit për kërkime shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk është e qartë se cili ka qenë roli konkret i këtyre institucioneve.
Kjo rezulton nga raporti vjetor për vitet 2004/2005 i Departamentit të Psikiatrisë të Universitetit “Kolumbia” në SHBA, i siguruar nga “Sloboden Peçat”.
Në raport përmendet bashkëpunimi me profesorët dhe mjekët e mjekësisë ligjore nga Maqedonia e Veriut, Aleksej Duma dhe Gorazd Rosoklija.
Sipas dokumentit, projektet kërkimore të asaj periudhe përfshinin studime mbi anomalitë strukturore të dendriteve te skizofrenia dhe çrregullimet e humorit, si dhe kërkime mbi korrelacionet neuropatologjike të demencës dhe skizofrenisë. Në kuadër të këtyre projekteve është realizuar edhe grumbullimi i mostrave të trurit dhe të dhënave klinike nga obduksionet e pacientëve psikiatrikë, rasteve të vetëvrasjes dhe rasteve krahasuese në Maqedoninë e Veriut.
Në raport përmenden si institucione bashkëpunuese Instituti i Mjekësisë Ligjore, Spitali Psikiatrik i Shkupit (Bardovcë), spitalet në Demir Hisar dhe Negorcë, si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Megjithatë, nuk specifikohet qartë se çfarë roli konkret kanë pasur spitalet psikiatrike në realizimin e projektit.
Raporti thekson se një nga bashkautorët e projektit, doktori Andrew J. Dwork, ka studiuar veçoritë neuropatologjike të skizofrenisë dhe lidhjen e saj me demencën, e cila paraqitet shpesh te pacientët më të moshuar me këtë diagnozë.

