Connect with us

Lajme nga vendi

“SAFE CITY”: KONFISKIMI I VETURAVE – TENSIONE NË DISA QYTETE!

Published

on

Në disa qytete të vendur dje janë mbajtur protesta për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve nga ndryshimet e Ligjit për Trafik respektivisht dispozitat e reja që lidhen me lejet e vozitjes dhe marrjen e automjeteve.

Protesta janë shënuar në lagjen e romëve në Manastir, në Koçanë, Shtip dhe Strumicë. Janë shënuar bllokime të rrugëve, djegie të gjësendeve në rrugë dhe revoltë e qytetarëve.

Banorët e disa lagjeve rome që kishin bllokuar rrugët kanë drejtuar akuza se janë të diskriminuar, duke pohuar se shumica prej tyre nuk kanë kryer shkollimin dhe për këtë shkak nuk kanë kushte për të dhënë provimin për patent shoferi.

Lidhur me incidentet në fjalë është prononcuar edhe Kryeministri Mickoski. Ai ka kërkuar reagim të ashpër të policisë, që, sic tha, të mos përsëriten veprimet e këtilla.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Advertisement

“Bisedova në mëngjes me Ministrin e Brendshëm Toshkovski dhe nga ai kërkova që ndaj secilit që ka shkelur ligjin, është kërcënuar, ka cënuar paqën dhe sigurinë të ketë reagim të ashpër, që të mos përsëriten skenat e mbrëmshme të dhunshme”

Derisa dënimet e “Safe City” nuk ndalen, ku sipas autoriteteve, brenda 24 orëve janë shënuar 650 shkelje ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me plot 590 raste, në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal (Neni 297-a dhe 300-b), automjeti tashmë klasifikohet si mjet për kryerjen e veprës penale, duke i dhënë shtetit fuqinë ligjore për ta sekuestruar atë në favor të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar.

Sipas ligjit në fuqi, në cilat raste merret vetura?

Sipas një postimi në Facebook të avokates Lejla Kadriu, automjeti konfiskohet nëse kryeni këto vepra penale:Drejtimi në gjendje të dehur ose nën drogë,Shpejtësia ekstreme, Në zonë të banuar: Mbi 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar,Jashtë zonës së banuar: Mbi 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar,Drejtimi në drejtim të kundërt: Nëse lëvizni në korsi të kundërt në autostradë ose rrugë me shirita të ndarë fizikë, Tejkalimi i kolonës në vende ku dukshmëria është e kufizuar,Gara të paligjshme: Organizimi ose pjesëmarrja në gara të paautorizuara me mjete motorike, Drejtimi pa patentë shofer.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat