Connect with us

Lajme nga vendi

Sistemi i ri elektronik për ndërhyrjet kirurgjike jo urgjente, Aliu: Transparencë në shëndetësi dhe në listat e pritjes së operacioneve

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencë për shtyp promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore. Pacientët që kanë caktuar ndërhyrje të tilla përmes portalit do të jenë në gjendje të shohin se kur është caktuar ndërhyrja dhe sa është e gjatë lista e pritjes. Ministri i Shëndetësisë Aliu shpjegoi  se në portalin publik i cili ndodhet në faqen e internetit të Ministrisë, do të jetë në dispozicion lista e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive, me një kategorizim të qartë të ndërhyrjeve dhe rregulla të standardizuara për futjen dhe përditësimin e të dhënave.

“Për herë të parë vendosim rregull dhe një protokoll të qartë që evidenca elektronike e ndërhyrjeve të caktuara të mbahet në mënyrë transparente. Qëllimi është që çdo pacient ta marrë shërbimin sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”. Portali mundëson kërkim dhe paraqitje të të dhënave përmes disa parametrave të kombinuar, në mënyrë që të jetë i dobishëm si për qytetarët ashtu edhe për krijuesit e politikave. Përdoruesit e portalit publik mund të kërkojnë sipas: specialitetit të mjekut, ndërhyrjes kirurgjikale, institucionit publik shëndetësor, mjekut specialist dhe numrit të pacientëve që presin”, theksoi ministri Aliu.

Ai shtoi se aktualisht evidenca për ndërhyrjet kirurgjikale elektive mbahet në sistemin “Termini im”, përmes lëshimit të një rekomandimi me tip “rekomandim spitalor për operacion”, por janë konstatuar mospërputhje, ndër të cilat: rekomandimet nuk lëshohen menjëherë pas konstatimit të nevojës për operacion, por para vetë ndërhyrjes; disa institucione dhe mjekë përdorin një lloj tjetër rekomandimi (trajtim konservativ) për evidencën e pacientëve në lista; mjekët i mbajnë listat në formë letre, ndërsa listat e pritjes nuk pastrohen rregullisht, gjë që krijon një perceptim jo të saktë për kohën e pritjes dhe nevojat reale.

“Institucioneve publike shëndetësore që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale tashmë u janë dërguar njoftime individuale me të dhëna nga analiza e realizuar. Çdo institucioni i është treguar veçmas nëse dhe sa dallon numri i ndërhyrjeve të kryera nga numri i rekomandimeve të realizuara për operacion në sistemin “Termini im”. Me këtë risi po rrisim transparencën, po mundësojmë matje reale të kohës së pritjes dhe, rrjedhimisht, planifikim dhe shpërndarje më të mirë të burimeve, si dhe zbatim të praktikave evropiane në këtë fushë,”– përfundoi ministri.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat