Connect with us

Lajme nga vendi

Shasivari: Ministri Filkov gënjen, provimi i jurisprudencës shqip është e drejtë kushtetuese

Published

on

SHKUP – Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Prof. Dr. Jeton Shasivari, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një opinion publik dhënë agjencisë së lajmeve INA, Shasivari e ka cilësuar përgjigjen e ministrit Igor Filkov si “njohje të cekët të materies” dhe “rrenë me bisht” pretendimin se ligji nuk e lejon përdorimin e gjuhës shqipe.
Ligji nuk e ndalon, Ministri e bllokon me Rregullore
Sipas Prof. Shasivarit, as Ligji i vitit 2019 dhe as Rregullorja aktuale nuk e përcaktojnë gjuhën maqedonase si të vetmen mënyrë për dhënien e provimit. Përkundrazi, ai sqaron se:
• Kompetenca është e Ministrit: Neni 14 i ligjit e ngarkon ministrin që të përcaktojë mënyrën e dhënies së provimit përmes rregulloreve.
• Certifikatat janë dygjuhëshe: Rregullorja e vitit 2020 parashikon që certifikata e provimit të hartohet edhe në gjuhën shqipe për kandidatët shqiptarë.
“Është rrenë me bisht pohimi i Ministrit Filkov se ligji nuk përmban dispozita për gjuhë tjetër, kur në fakt as ligji e as rregullorja nuk e përmendin fare gjuhën maqedonase si kusht për mënyrën e mbajtjes së provimit,” shprehet Shasivari.
Gabimi i qëllimit të provimit
Shasivari argumenton se qëllimi i jurisprudencës është testimi i njohurive profesionale juridike dhe jo i shkathtësive gjuhësore të maqedonishtes, siç pretendon Ministria. Ai shton se njohja e gjuhës dëshmohet me certifikata të tjera dhe nuk mund të shërbejë si barrierë për testimin profesional.
Krahasimi me rajonin dhe botën
Duke goditur “murin ndaj gjuhës shqipe”, profesori sjell shembuj ndërkombëtarë ku provimet e shtetit jepen në shumë gjuhë:
• Kosova: Shqip dhe serbisht.
• Zvicra & Belgjika: Në tri gjuhë zyrtare.
• Kanadaja: Anglisht dhe frëngjisht.
• Izraeli: Hebraisht dhe arabisht.
“Ministri humbi mundësinë për barazi”
Shasivari vë në dukje se ministrat e tjerë të kësaj qeverie, si ai i Brendshëm dhe i Shëndetësisë, kanë bërë hapa kolosalë për dygjuhësinë në gjobat e trafikut dhe provimet administrative. Ai paralajmëron se refuzimi arbitrar i Filkovit do të mbetet gjatë në kujtesën e 385 studentëve shqiptarë, të cilëve u është mohuar një e drejtë që ka ekzistuar pjesërisht edhe në ligjet e vitit 1976.
“Shumë shpejt do të vijë dita kur procedurat gjyqësore do të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe në Tetovë, Shkup e Gostivar, e mbase nga vetë këta studentë që sot po privon ministri,” përfundon Shasivari.

Shkrimin e plotë lexone në këtë link: https://ina-online.net/kur-drejtesia-flet-vetem-ne-nje-gjuhe/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat