Connect with us

Sport

MILANO CORTINA 2026: PROBLEME ME CILËSINË E MEDALJEVE !?

Published

on

Drejtuesit e Lojërave Olimpike Dimërore “Milan–Cortina 2026” kanë nisur një hetim të brendshëm, pasi disa atletë fitues kanë raportuar probleme serioze me cilësinë e medaljeve olimpike, vetëm pak çaste pas ceremonive të ndarjes së çmimeve. Alarmi u ngrit fillimisht nga dy medaliste të arta të SHBA-së, Breezy Johnson dhe Alysa Liu.

 Të paktën katër sportistë kanë raportuar probleme të ngjashme, nga amerikania Breezy Johnson te italiania Lucia Dalmasso.

Rasti i parë u shënua nga Breezy Johnson, fituese e medaljes së artë në dishezën e lirë. “Po kërceja nga emocionet dhe medalja u thye. Jam e sigurt se dikush do ta riparojë”, deklaroi ajo.

Edhe garuesja italiane Lucia Dalmasso, fituese e medaljes së bronzit, tregoi se problemi i kishte ndodhur dy herë: “Një herë në podium dhe një herë në shtrat”.

Probleme të ngjashme janë raportuar edhe nga fituesja e medaljes së argjendtë në ski nordike, Ebba Andersson, patinatorja amerikane Alysa Liu, si dhe biatlonisti gjerman Justus Streloë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale me pyetjen: “Çfarë po ndodh me këto medalje?”

Advertisement

Medaljet olimpike janë prodhuar nga “Zecca di Stato”, e cila ka reaguar menjëherë pas rasteve të raportuara. Sipas autoriteteve, problemi nuk lidhet me cilësinë apo brishtësinë e medaljeve, por me një sjellje anormale të sistemit të sigurisë kundër mbytje të kapëses, e projektuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Në disa raste, gjatë momenteve të festës dhe lëvizjeve të sportistëve, rripi mbajtës është shkëputur nga medalja, duke bërë që ajo të bjerë në tokë.

Organizatorët kanë njoftuar se teknikë të specializuar do të jenë të pranishëm në të gjitha vendet e garave për të instaluar një pajisje shtesë që garanton sigurinë e plotë të mbajtjes.

Gjithashtu, është konfirmuar se të gjitha medaljet e dëmtuara, edhe nëse dëmi është minimal, do të zëvendësohen.

 

Advertisement

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat