Sport
MILANO CORTINA 2026: ITALIA DHE NORVEGJIJA NGA 13 MEDALJE
Lojërat Olimpike Dimërore janë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që zhvillohen aktualisht në botë. Deri më sot dy vendet më të suksesshme me medalje të fituara janë Italia dhe Norvegjia, ndërsa deri më sot janë 21 vend kanë fituar medalje.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026, tani më kanë hyrë në ditën e gjashtë të garave, aty ku reformojnë 2900 sportist nga 92 vende të botës . Që para fillimit të këtij edicion të 25-të Lojërat Olimpike Dimërore , njohësit e mirë të sporteve dimërore favorizonin disa nga vendet të cilat mund të fitonin më tepër medalje . Pas gjashtë ditëve që nga fillimi i garave shihet qartë se vendet favorite janë duke dëshmuar këtë epitet duke shënuar rezultate të nivelit të lartë për çka edhe kanë fituar numër më të madh të medaljeve olimpike . Këtë epitet si favoritë e kanë dëshmuar pikërisht Norvegjia dhe Italia vende të cilat deri më sot kanë fituar nga 13 medalje secila, ndërsa SHBA ka 12 medalje
Norvegjia deri më sot ka shtatë medalje të arta, dy të argjendta i dhe katër bronzi. SHBA ka 4 medalje ari, 6 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi. Zvicra gjithashtu ka 4 medalje ari, një medalje të argjendtë dhe dy medalje bronzi
Deri ditën e sotme janë 11 vende që kanë fituar medalje të arta, ndërsa 21 vende kanë fituar medalje qoftë të argjendi apo të bronzit. Kujtojmë se Lojërat Olimpike dimërore që kanë filluar më 6 shkurt do të përfundojnë më 22 shkurt
Sport
“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!
Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.
Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.
Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.
Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.
Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:
“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”
Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.
Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.
Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.
Sport
MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA
Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.
Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.
Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.
Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.
Ndeshja finale e Europa Ligës Freiburg – Aston Vila zhvillohet më 20 maj në Stamboll
Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.
Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.
Ndeshja finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.
Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!
Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.
Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.
Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.
Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .
Nesër në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.
Të tre ndeshjet e së shtunës fillojnë ora 16:00.
Tre ndeshjet tjera të javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

