Connect with us

Sport

MILANO CORTINA 2026:  ITALIA DHE NORVEGJIJA NGA 13 MEDALJE

Published

on

Lojërat Olimpike  Dimërore  janë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që zhvillohen aktualisht në botë. Deri më sot  dy  vendet  më të  suksesshme me  medalje të fituara janë Italia  dhe Norvegjia,  ndërsa deri më  sot  janë  21  vend kanë  fituar  medalje.

 Lojërat Olimpike Dimërore 2026,  tani  më kanë  hyrë në  ditën e  gjashtë të   garave,  aty  ku reformojnë   2900 sportist  nga  92  vende të botës .  Që  para  fillimit  të  këtij  edicion  të  25-të  Lojërat Olimpike  Dimërore , njohësit e  mirë  të  sporteve  dimërore  favorizonin  disa  nga  vendet  të  cilat  mund  të  fitonin  më  tepër medalje . Pas gjashtë  ditëve  që nga  fillimi i garave  shihet qartë  se vendet  favorite  janë  duke  dëshmuar  këtë epitet  duke  shënuar rezultate  të  nivelit  të lartë  për  çka  edhe  kanë  fituar  numër  më të madh  të medaljeve  olimpike . Këtë  epitet si  favoritë e  kanë  dëshmuar  pikërisht Norvegjia dhe Italia  vende  të cilat deri më  sot  kanë fituar  nga 13 medalje secila, ndërsa  SHBA ka  12  medalje  

Norvegjia  deri më sot  ka shtatë medalje  të arta, dy të argjendta i dhe katër bronzi. SHBA  ka  4 medalje  ari, 6 medalje argjendi  dhe 2 medalje  bronzi.  Zvicra  gjithashtu  ka  4 medalje ari,  një medalje të argjendtë dhe  dy medalje  bronzi 

Deri  ditën e sotme  janë  11 vende  që  kanë  fituar  medalje  të arta, ndërsa  21  vende  kanë  fituar medalje  qoftë të  argjendi apo të bronzit.  Kujtojmë se  Lojërat  Olimpike  dimërore  që  kanë  filluar  më  6  shkurt  do të përfundojnë më  22  shkurt

 

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

IMRAN FETAI: KUNDËR PELISTERIT PËR FITOREN E RADHËS!

Published

on

Java e  25-të e kampionatit në Ligën e Parë  të  futbollit   vazhdon edhe  nesr  me  dy  ndeshje që  zhvillohen në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe në Shkup ndeshja Vardari – Makedonija Gj.P.

 Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi është nikoqire e  Pelisterit të Manastirit  ku pritet të vazhdojë rrugëtimin e sukseseve për mbrojtjen e titullit kampion.

 Por në këtë përballje Shkëndija do të jetë e hendikepuar pa mesfushorin Reshat Ramadanin i cili në ndeshjen miqësore Irlandë – Maqedoni e Veriut, ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit. 

 Shkëndija sot paradite zhvilloi seancën efundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, ndërsa futbollisti i mbrojtjes Imran Fetai, që pati një super-ndeshje debutuese për përfaqësuesuen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë, para gazetarëve tha se ekipi  është maksimalisht i motivuar dhe i fokusuar për suksesin e radhës

 ’Atmosfera  është  shumë e mirë, shumë pozitive, jemi të fokusuar në maksimum që nesër t`i marrim tre pikë . Por duhet të kemi kujdes sepse këto ndeshje dinë të jenë edhe ndeshje të vështira dhe të rrezikshme . Por ne  jemi në  fokus qind për qind  shkojmë për  fitore nesër’’ deklaroi futbollit Imran Fetai

Advertisement

 Duke e komentuar përballjen  e para disa javëve me Pelisterin që u zhvillua në Tetovë, futbollisti kuqe zi tha se tani jemi qind për qind të fokusuar për t`i fituar pikët.

 ’Normal siç thash është e fokusuar për shkak të ndeshjes së fundit  që e kishim me Pelisterin, ku ndoshta nuk na shkoi ashtu  siç  duhet bash mirë . Për  atë jemi të  fokusuar qind për qind dhe  shkojmë për tre  pikë’’ tha  Fetai

 Ndeshja  Shkëndija – Pelisteri luhet nesër me fillim në ora 13:30, ndërsa  po nesër, por me fillim në ora  15:30 në Shkup  zhvillohet edhe ndeshja  Vardari – Makedoniaj Gj.P.

 
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: FUNDJAVA ME NDESHJE TËRHEQËSE

Published

on

Ndeshjet Xhepçishti – Kamjani dhe Napredoku – Vëllazërimi  janë dy  takimet më tërheqëse në javën e 16-të në Ligën e Tretë – Grupi Perëndim që zhvillohen këtë fundjavë.

 Kampionati në Ligën e tretë në Grupin Perëndim vazhdon edhe këtë  fundjavë sipas orarit të paraparë nga organet e kësaj  lige.

 Derbi e kësaj jave është ndeshja mes KF Xhepçishtit dhe liderit në renditjen e tabelës KF Kamjani. 

 Por një duel tjetër interesant zhvillohet edhe stadiumin e qytetit të Kërçovës ku përballen dy skuadrat kërçovare Napredoku dhe Vëllazërimi,  dy ekipet pretendente për kreun e tabelës.

 Në javën e 16-të, takohen: Reçica – Drita, Renova – Luboteni  Xhepçishti – Kamjani, Napredoku – Vëllazërimi  dhe Vardari – Dobroshti.

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV koha
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: HASANBEGU DHE AUTOKOMANDA NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e  23-të e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor sjell  dy përballje  të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për  rrjedhën e këtij kampionati. Në Autkomandë takohen Skopje – Bregallnica, ndërsa në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës – Teteksi.

 Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të.

Zhvillohen dy ndeshje derbi që mund të jenë edhe vendimtare  për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.

 Kryendeshja e kësaj jave padyshim është dueli në Autokomandë ku përballen dy ekipet pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor, ku lideri aktual Skopje takohet me Bregallnicën e Shtipit.

 Një ndeshje tjetër shumë  rëndësishme zhvillohet edhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg aty ku Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Teteksit të Tetovës.

Advertisement

 Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër në orën 15:30  takohen: Shkëndija (H) – Teteksi, Bellasica – Osogova, Slloga Vinicë – Pobeda, Detonit Plaçkovica- Kozhufi,  Golemo Konjare – Vardari Negotinë, Skopje – Bregallnica dhe Prespa  – Kamenica Sasa, ndërsa ndeshja Ohri – Novaci,  fillon në ora 13:30.

Skopje, Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës janë në katër vendet e para, kurse dallimi mes tyre është një pikë.

Në 8 xhirot e mbetura të Ligës së Dytë, cdo ndeshje për këto skuadra do të jetë një finale.

 

 Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat