Lajme nga bota
Përleshje me grushte, dikush përfundoi në spital – detaje dhe pamje nga incidenti në Parlamentin e Turqisë
Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.
Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.
Lajme nga bota
Kim Jong-Un ka marrë vendimin, ja kush do të jetë pasardhësja e tij si Lidere Supreme e Koresë së Veriut
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS), raporton se bëhet fjalë për Kim Ju Ae, për të cilën dihet shumë pak.
Muajt e fundit ajo është shfaqur shpesh përkrah të atit në aktivitete të rëndësishme shtetërore, përfshirë një vizitë në Pekin në shtator – udhëtimi i saj i parë i njohur jashtë vendit, shkruan BBC.
Sipas NIS, ky vlerësim është bërë duke marrë parasysh një “sërë rrethanash”, mes të cilave edhe prania e saj gjithnjë e më e dukshme në evente zyrtare. Agjencia ka theksuar se do të monitorojë nga afër nëse ajo do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Punës së Koresë së Veriut këtë muaj – ngjarja më e madhe politike në vend, që zhvillohet një herë në pesë vjet.
Në këtë kongres pritet që Pheniani të japë detaje mbi prioritetet për pesë vitet e ardhshme, përfshirë politikën e jashtme, planet ushtarake dhe ambiciet bërthamore.
Lajme nga bota
Biznesmeni vdiq në klinikën private në Tiranë, italianët: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh!
Massimo Ferro, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero, vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri, disa ditë pas një operacioni për rezeksion gastrik të kryer në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.
Autoritetet italiane, siç raporton Corriere del Veneto, kanë nisur një hetim për vdekjen e biznesmenit duke kërkuar një autopsi të dytë, pasi e para ka zbuluar një skandal të kryer nga spitali privat.
Ata kanë vënë re se në trupin e Ferro-s është konstatuar mungesë e stomakut dhe një pjesë të zemrës, e cila ishte hequr gjatë ekzaminimit në Tiranë.
Trupi ishte rimontuar duke përdorur lesh, një procedurë që tani konsiderohet e vjetëruar dhe jo në përputhje me standardet moderne të mjekësisë ligjore.
Rezultatet e dy testeve do t’i nënshtrohen një krahasimi delikat, me qëllim sqarimin nëse vdekja ishte për shkak shkaqe natyrore apo për shkak të ndonjë ndërlikimi që lidhet me operacionin ose kujdesin pas operacionit.
Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka renditur kirurgun dhe dietologun, të dy nga Lombardia, si të dyshuar, të lidhur me historinë mjekësore të biznesmenit para udhëtimit.
Massimo Ferro, i cili vuante nga diabeti i tipit 2 dhe i vendosur të humbiste peshë pas vitesh përpjekjesh të dështuara, i ishte drejtuar një klinike private në Milano, e cila i ofroi një gastrektomi mëngë për t’u kryer në Shqipëri, në një strukturë të referuar si “binjak”.
Kostoja e procedurës, 4,400 euro, ishte afërsisht 10,000 euro më pak se çmimi i ngarkuar në Itali.
Komunikimi me kirurgun thuhet se ishte kryesisht nëpërmjet whatsApp, një faktor që po shqyrtohet gjithashtu nga hetuesit.
Pas operacionit, gjendja e burrit thuhet se u përkeqësua, duke çuar në vdekjen e tij më 22 dhjetor në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Tiranës./CorrieredelVeneto
Lajme nga bota
Masakra në një shkollë në Kanada/ 8 të vrarë, mes viktimave nëna dhe vëllai i autores së krimit
Ngjarja e rëndë në Kanada, ku një 18-vjeçare hapi zjarr në një shkollë në Tumbler Ridge, duke lënë të vdekur tetë persona dhe mbi 20 të plagosur, shumica nxënës, ka tronditur mbarë opinionin.
Policia identifikoi autoresen si Jesse van Ruchelaar, e cila më pas i dha fund jetës me armë zjarri. Fillimisht u raportuan nëntë viktima, por bilanci u korrigjua pasi një e plagosur rëndë rezultoi se mbijetoi.
Sipas autoriteteve, mes viktimave janë një mësues 39-vjeçar, disa nxënës të moshave 11–13 vjeç dhe dy persona që u gjetën të vrarë në një banesë, nëna dhe gjysmëvëllai i autores. Policia kishte ndërhyrë disa herë në banesën e saj vitet e fundit për çështje të shëndetit mendor dhe incidente që lidhen me armë.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite në shkollën e mesme të komunitetit të vogël me rreth 2,400 banorë. Kur policia mbërriti, gjeti gjashtë persona të vdekur në vendngjarje dhe dhjetëra të plagosur. Dy prej tyre u transportuan me helikopter në spital në gjendje kritike, ndërsa rreth 25 persona morën trajtim në një qendër lokale shëndetësore.
Nxënësit përshkruan momente paniku dhe izolimi. Një maturant tregoi se alarmi i izolimit ra rreth orës 13:30 dhe ata qëndruan të mbyllur në klasë për më shumë se dy orë derisa policia i shoqëroi jashtë. “Realiteti po fillon të kuptohet… gjithçka duket surreale”, tha ai për median publike CBC.
Autoritetet kanadeze gjetën një pushkë dhe një pistoletë në vendngjarje, të cilat janë dërguar për ekzaminim. Të shtënat masive konsiderohen të rralla në Kanada për shkak të ligjeve më të rrepta për armët, ndërsa sulme të kësaj shkalle në ambiente shkollore cilësohen pothuajse të pashembullta.

