Connect with us

Sport

MAQEDONIA NË GRUPIN B1 ME SKOCINË, ZVICRËN DHE SLLOVENINË

Published

on

Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 në Grupin 1  të Ligës A  do të ketë përballë Italinë, Francën, Belgjikën dhe  Turqinë  . Maqedonia e Veriut është në Grupin B1, Kosova në Grupin B 3, ndërsa Shqipëria në grupin C1.

 Shorti i hedhur mbrëmë në sallën ceremoniale në Bruksel ka përcaktuar rrugëtimin e përfaqësueses së Maqedonisë Veriut  në edicionin e pestë të UEFA Liga e Kombeve 2026/27.

Shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/27 ka  prodhuar  ndeshje të zjarta sidomos  në Ligë A dhe B. Kështuq  në katër grupet e Ligës A  do të përballen sa vijon:  Grupin A1 do të ketë përballë Italinë, Francën, Belgjikën dhe  Turqinë.  Në Grupin A2  do të përballen Gjermania, Holanda, Serbia dhe Greqia.  Në Gripin A3 do të përballen .Spanja Kroacia; Anglia dhe Republika Çeke dhe në grupin  A4  do të përballen Portugali; Danimarkë; Norvegji

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll  për  kundërshtarë  në  edicionin e pestë të UEFA Liga e Kombeve  në grupin B1  për kundërshtarë do të ketë Skocinë, Zvicrën dhe Slloveninë .  Në  grupin B2  do të garojnë Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia dhe Irlanda e Veriut ndërsa në Grupin B 3   do të garojnë  Izraeli, Austria, Republika e Irlandës dhe Kosova.  Dhe  në Grupin B4 Polonia, Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe Suedia.

Kombëtarja e  Shqipërisë në Ligën C, do të garon në grupin C1  së bashku  me: Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Advertisement

Objektivi   Maqedonisë së Veriut , Kosovës dhe  Shqipërisë  gjithsesi është i qartë, vendi i parë në grup. hap rrugën për një “biletë sigurie” drejt Play-Off të Europianit 2028.

Ndeshjet do të zhvillohen në një format të ri dhe të ngjeshur. Për herë të parë, UEFA do të aplikojë “dritaren e gjatë”, ku 4 ndeshjet e para do të luhen brenda një blloku midis 24 shtatorit dhe 6 tetorit 2026, ndërsa dy sfidat mbyllëse në nëntor. Ky format kërkon një stol të gjatë dhe përgatitje të lartë fizike, pasi do të luhet çdo tre ditë.

 

LIGA  “A”

Grupi A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqi.

Advertisement

Grupi A2: Gjermani, Holanda, Serbi, Greqi.

Grupi A3: Spanja, Kroaci, Angli, Çekia.

Grupi  A4: Portugali, Danimarka, Norvegji, Uells.

 

Liga “B”

Advertisement

Grupi B1: Skoci, Zvicra, Slloveni, Maqedoni e Veriut.

Grupi B2: Hungari, Ukraina, Gjeorgji, Irlanda e Veriut.

Grupi B3: Izrael, Austri, Irlanda, Kosova.

Grupi B4: Poloni, Bosnja & Hercegovina, Rumani, Suedi.

 

Advertisement

Liga “C “

Grupi C1: Shqipëria, Finlanda, Bjellorusi, San Marino.

Grupi C2: Mali i Zi, Armeni, Qipro, Fituesi i Letoni-Gjibraltar.

Grupi C3: Kazakistan, Sllovaki, Ishujt Faroe, Moldavi.

 Grupi C4: Islanda, Bullgari, Estoni, Fituesi i Luksemburg-Malta.

Advertisement

 

Liga “D “

Grupi D1: Humbësi i Gjibraltar-Letoni, Humbësi i Malta-Luksemburg, Andorra.

Grupi D2: Lituani, Azerbajxhan, Lihtenshtein.
 
 
 Shaban Sinani  – TV Koha

Lajme nga vendi

KA  STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT

Published

on

Klubi Atletikës STUDENTI  Tetovë,i themeluar në Maj të vitit  2001,  këtë vit shënon  jubileun 25 vjet  anëtare  e  Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjatë kësaj  periudhe   25 vjeçare  ky  klub  ishte  simbol i atletikës në Tetovë   dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve  përkundër vështirësive dhe sakrificave  të  shumta ka arritur  suksese  që na  bënë të jemi krenar  për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore  ashtu edhe në ato ndërkombëtare.  Falë sakrificës dhe punës  së pa lodhshme   të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit  për themelimin e  këtij klubi sekretarit Shaban  Sinani   pa  mos  e  harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat  Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues  tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës  nga  f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi  qenë në mesin e më të mirëve  në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata  të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët  e kanë përkrahur  mund  t’ju  them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.

Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve  edhe më tej me  shpresë  së  gjithmonë  do ju bëjmë krenarë  me rezultatet e arritura .

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të

Published

on

Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me  fillim në ora  12:30,  hapet sipari i  xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera  të kësaj  jave  zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën

Pas  pauzës 10  ditore  shkaku i angazhimeve të reprezentacionit  për dy ndeshjet e marsit kundër  Danimarkës  dhe Irlandën ,  që nga nesër vazhdon  kampionati  në Ligën e parë të  futbollit vendor me ndeshjet e  xhiros së 25-të të sezonit  2025/2026.

 Sipari  i  javës së  25-të  hapet nesër  me fillim në ora 12:30, me  ndeshjen që zhvillohet  në Kumanovë  mes  Bashkimit  dhe Tikeveshit.

Ndeshja  në fjalë ka rëndësi për të  dyja  skuadrat  të  cilat  pretendojnë që të mbeten  ne pjesën e epërme të  tabelës së klasifikimit.

Pesë takimet  tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari  i  garave pranë FFM-së.

Advertisement

E premte me  fillim në ora  15:30, takohen: Sileksi – Shkupi  dhe  AP Brera  – Arsimi

E  shtunë me  fillim në ora  13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora  15:30 Vardari – Makedonija Gj.P

Të  dielën me  fillim në ora  15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.

Shaban Sinani  – TV Koha
Continue Reading

Sport

KOMPLETOHEN 48 VENDET PJESËMARRËSE NË BOTËRORIN 2026

Published

on

Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku  dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale  të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan  kualifikim në Botërorin2026

 Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në  Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë  që fillon  më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .

 Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët  mbeten  për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.

 Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Advertisement

 Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.

 Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.

 Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.

 Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.

 

Advertisement

 Grupet e Kupës së Botës 2026:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

Advertisement

Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji

Advertisement

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat