Lajme nga vendi
MICKOSKI NË MYNIH: INTEGRIMI NË BE – PA KUSHTËZIME SHTESË! (VIDEO)
Kryeministri Mickoski qëndron për vizitë disaditëshe në Gjermani, ku merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Sic kumtoi Kabineti Qeveritar, Kryeministri do ta fiafirmojë përcaktimin e vendit për process korrekt e të parashikueshëm të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushtëzime plotësuese dypalëshe.
Në Konferencën e 62-të e Sigurisë së Mynihut, Kryeministri Mickoski, ditën e prë e nisi me një takim me përfaqësues të lartë të kompanisë “Schëarz”, një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe një nga më të mëdhatë këtu në Gjermani, me të ardhura vjetore mbi 180 miliardë euro.
Kompania “Schvarz” punëson mbi 605.000 të punësuar dhe është e pranishme në më shumë se 30 vende të botës, ndër to është edhe Maqedonia.
Takimin e dytë, si vazhdim i atij në Davos, u zhvillua me pronarin e “4iG”, i cili tashmë është i pranishëm në Maqedoni si pronar i licencës për operatorin e tretë mobil.
Kryeministri Mickoski ishte pjesë e hapjes solemne të Konferencës së 62-të të Sigurisë së Mynihut, ku një fjalim të rëndësishëm mbajti kancelari gjerman Merz, ndërsa këtë pjesë të ditës e përfundojmë me një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Në takim biseduam për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe për atë që është e rëndësishme për qytetarët maqedonas, ai proces të mos bilateralizohet, të mos jetë poshtërues dhe të ruhet identiteti maqedonas si dhe prioritetet e qytetarëve maqedonas”
Në fund Kryeministri Mickoski ka uruar qytetarët, sic thotë, për lajmin e mirë që mbërriti në fillim të ditës nga SHBA-ja, nga Uashingtoni – deklarata e përbashkët e harmonizuar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Shtëpisë së Bardhë, e cila ka të bëjë me marrëveshjen për tregti që do të nënshkruhet më tej nga të dyja shtetet, një marrëveshje që, sic thuhet, mundëson ekonomi më të mirë dhe më shumë mundësi për kompanitë maqedonase.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

