Connect with us

Sport

Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

Published

on

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sport

CHL: ATLETIKO MADRIDI DHE PSZH KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE!

Published

on

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjeve kthyese që u zhvilluan  mbrëmë siguruan kualifikim në gjysmëfinale të UEFA  Ligës së Kampionëve. Sonte mësohen edhe dy ekipet  tjera  gjysmëfinaliste. 

 Dy ndeshje, dy kartona të kuq!

Barcelona pretendon se referët kanë përcaktuar fatin e gjysmëfinalistit në dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit.

“Katalanasit” assesi të pajtohen se edhe pas 11 viteve nuk do të jenë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve.

 Barcelona është eliminuar në mënyrën më të hidhur nga Liga e Kampioneve. Çerekfinalja e kthimit u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të katalanasve ndaj Atletikos, por që nuk mjaftoi për shkak të humbjes 0 me 2 në Barcelonë.

Advertisement

 Në pjesën e dytë, VAR u bë protagonist absolut. Fillimisht anuloi një gol të Torres për Barçën dhe më pas solli kartonin e kuq për Garsian te katalanasit dhe këtu ishte fundi i pretendimeve  të  Barcelonës  për  kualifikim në gjysmëfinale. 

 Në ndeshjen tjetër, mes Liverpulit dhe Paris Saint-Germain edhe në  ndeshjen  kthyese kampioni i Francës  shënoi fitore  0-2  dhe me  rezultatin e përgjithshëm  4-0  siguroi kualifikim në gjysmëfinale . Autor i dy golave ishte Ousmane Dembele i  cili u shpall edhe lojtarë i kësaj ndeshje.

 Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal  dhe Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: DARDISHTA SHËNOI PËR TRE PIKË SUPER TË RËNDËSISHME PËR ARSIMIN

Published

on

Arsimi  në kuadër  të javës së  27-të në  ligën e parë të futbollit vendor  sot   regjistroi  fitoren e dhjetë  sezonale   dhe  tani  me  35  pikë mbanë pozitën e shtë ne  tabelë.  Arsimi  sot  në  stadiumin e  qytetit në Gostivar  mundi  1-0  ekipin e  Pelisterit të Manastirit  me  golin e vetëm që e  shënoi  Dardishta  në  minutën e  44-të  të pjesës së parë  .

 Pelisteri  pas  fitores  kundër  Shkëndijës në Tetovë  dhe  barazimin me  Vardarin në Manastir  shpresonte  se  edhe  nga Gostivari  do të arin  rezultat  pozitiv  por  kjo mbeti  vetëm dëshirë e tyre  pasi  futbollistët e  Arsimit  që drejtohen nga  trajneri  Vildan  Saliju  më tepër donin fitore  duke  ditur  se  me  tre  pikë do të  ndihen më  të motivuar  për ndeshjet e radhës kampionale.  Sot  me fillim në ora  15:30  zhvillohet ndeshja e fundit  e xhiros  së  27-të  mes AP Brera dhe  Makedonija Gj.P

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, ZHGËNJEU STRUGA TRIM LUM!

Published

on

Me nga dy gola që realizuan Meliqi, Ibraimi dhe Latifi kuqezinjt tetovar  regjistruan fitoren e 20 sezonale në ndeshjen e javës së 27-të kundër  Shkupit  duke  vazhduar tw mbajnë hapin për mbrojtjen e titullit kampion. Struga Trim Lum sërish i zhgënjeu tifozët.

Shkëndija ashtu siç edhe pritej nuk hasi në vështirësi për të siguruar tre pikë në përballjen  kundër  Shkupit. Ekipi kuqezi edhe pse me një formacion të kombinuar arriti  të regjistrojë fitore të sigurt  6-0 .

E veçanta e këtij takimi ishte se në përfundim të ndeshjet futbollistët e dy ekipeve  së bashku me tifo grupin  Ballistët”, u  grumbulluan duke kënduar në një zë: “Kush nuk kcen, nuk o shqiptar, o hej!” dhe ‘’o sa mirë me qenë shqiptar’’.

Anes Meliqi i cili luajti vetëm në pjesën e parë duke  realizuar dy  gola, pas ndeshjes tha se kjo ishte e një ndeshje që duhej fituar.

Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim. Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit. Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje. – deklaroi futbollisti Anes Meliqi.

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasditen e djeshme Struga Trim zhgënjeu tifozët vendas me disfatën 1-2 kundër Tikveshit që ishte edhe  disfata e  pestë sezonale. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e tretë në tabelë me 55 pikë  apo gjashtë më tepër se vendi i katërt.

Në pjesën e dytë të ndeshjes  ndodhi një skenë trishtuese Pape Fall pati një duel të rëndë me futbollistin kundërshtarë, Petroviq, duke pësuar një goditje të rëndë në krahëror, ndërsa gjatë rënies në tokë, i njëjti kishte lënduar kokën, duke humbur kështu për një çast edhe vetëdijen.

Lojtari  me urgjencë ishte transferuar në spital  dhe  pas ekzaminimeve mjekësore, i njëjti u nënshtrua edhe një incizimi tomografik në kokë, që tregoi gjendjen e tij stabile dhe të qëndrueshme, ashtu që Pape Fall pritet të rikthehet shumë shpejtë me ekipin.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat