Lajme nga vendi
BJESHKATARËT SHËNUAN 18 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Mbi 200 bjeshkatar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova me një marsh nga fshsti Rakovec deri te Gjoli i Gorjanit shënuan 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Në organizim nga Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare të Maqedonisë ne bashkëpunim me Shoqatën Bjeshkatare ‘’Bukurit e Sharrit’’ në Bogovinë dhe me përkrahjen e Komunës së Bogovinës dhe disa donatorëve tjerë, u organizua marshi me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Mbi 200 bjeshkatar në Maqedonia e Veriut , Kosova dhe Shqipëria në kushte të vështira atmosferike marshuan nga Rakoveci deri te gjoli i Gorjanit ku në shtëpinë malore të Gradecit u vendos Flamuri i kosovës në shenjë të 18 vjetorit të Pavarësisë. Ndryshe të gjithë bjeshkatarët u grumbulluan në qendrën e fshatit Pirok ku me një fjalë rasti u përshëndetën nga kryetari i Komunës së Bogovinës Feti Abazi.
FETI ABAZI – KRYETAR I KOMUNËS SDË BOGOVINËS
‘’ ‘’Është nder dhe kënaqësi për Komunën e Bogovinës që sot të jetë nikoqire e gjitha Shoqatave Bjeshkatare të Sharrit. Si zakonisht bjeshkatarët llogariten si njerëz dashamirë të natyrës. Unë sot në cilësoinë e kryetarit të komunës iu dëshiroj të gjithëve mirëseardhje , shpresoj të kalojnë një ditë të bukur dhe të ecin nëpër territorin e komunës së Bogovinës dhe të kalojnë sa më mirë. Uroj si ditë të veçantë të shprehë kënaqësinë time ti uroj Pavarësinë Kosovës , gjegjësisht 18 vjetorin ‘’ deklaroi Feti Abazi kryetar i Komunës së Bogovinës
Organizatori, kryetari i Shoqatave Bjeshkatare të Maqedonisë, Fari Rexhepi tha se është nder i madh që ky marsh organizohet me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
FARI REXHEPI – KRYETAR I UNIONIT TË BJESHKATARLVE
‘’ ‘Në kuadër të aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare këtu në Republikën e Maqedonisë është një ndër çikat ose aktivitet me rëndësi janë shënimi i datave historike . Dhe pikërisht sot shënojmë një datë të rëndësishme historike , datën do të kisha thënë datën më fatlume të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej 17 Shkurtin ditën e e Pavarësisë së Republikës së Kosovës . Ne sot jemi grumbulluar Shoqata të ndryshme nga Maqedonia dhe Kosova edh pse moti fillimisht ishte i papërshtatshëm besoj se asgjë nuk mund të ndal që ky aktivitet të realizohet me sukses.’’ deklaroi Fari Rexhepi kryetar i Unionit të Bjeshkatrëve Shqiptar në Maqedoni
Nikoqire e këtij aktiviteti bjeshkatar ishte Shoqata Bjeshkatare ‘’Bukurit e Sharrit’’
NAZMI ZEQIRI – KRYETAR I SHOQATËS BJESHKATRE ‘BUKURIT E SHARRIT’
‘Ne si Shoqatë jemi nikoqire që organizojmë mirëpo në bashkëpunim me Unionin dhe gjitha Shoqatat tjera që marrin pjesë. Ne sot vazhdojmë marshin tradicional, por këtë vit pak më ndryshe festojmë edhe Pavarësinë e Kosopvës ‘’ deklaroi Nazmi Zeqiri kryetar i Shoqatës sëBjeshktare Bulurit e Sharrit
Të pranishëm në këtë aktivitet të bjeshkatarëve ishin edhe shoqata nga Kosova
AVNI DAKI – BJESHKATAR NGA GJILANI
‘’Kemi ardhur këtu të marrim pjesë në këtë event , këtë manifestim për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ‘’ deklaroi Avni Daku
SHPËTIM HAJRULLAHU- BJESHKATAR NGA PRISHTINA
‘’Neve na kanë ftuar shoqate Maqedonisë dhe kemi ardhur prej Prishtine. Kemi bërë një mini hajking në fshatin Ratkovc dhe ejmi ngjitë me një bjeshkë për shkak të pavarësisë të Kosovës’’ deklaroi Shpëtim Hajrullahu
Pas kthimit nga Gjoli i Gorjanit të gjithë bjeshkatarët morën pjesë në drekën tradicionale të organizuar në fshatin Rakovec. Organizatori i këtij marshi me dau edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë përkrahur këtë aktivitet
![]()
Lajme nga vendi
Mesatarja e maturës në RMV këtë vit arrin në 3.66
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike rezultatet përfundimtare të afatit të qershorit të maturës, dy muaj pas zhvillimit të provimit të parë ekstern dhe pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave.
Nga të tri format e maturës është regjistruar një mesatare e përgjithshme prej 3.66. Në maturën shtetërore rezultati mesatar ishte 3.62, në maturën shtetërore profesionale arriti në 3.91, kurse në maturën shtetërore artistike ishte 3.59.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, u shpreh e kënaqur me rezultatet. Ajo vuri në dukje se mesatarja është thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar, e cila ishte 3.69, ndërsa është më e lartë se në vitin 2024, kur u shënua mesatarja 3.26.
“Vlerësoj se këto janë rezultate objektive për shkak të përgatitjes së të gjithë të përfshirëve në organizimin e maturës”, deklaroi Janevska.
Për provimet eksterne të afatit të qershorit u regjistruan 14.587 nxënës që e kanë përfunduar arsimin e mesëm gjatë vitit shkollor 2025/2026. Maturën shtetërore e kanë dhënë 12.184 prej tyre, maturën shtetërore profesionale 2.276, ndërsa maturën shtetërore artistike 127 nxënës.
Nga të regjistruarit, 348 nxënës nuk u paraqitën në provime. Kjo shifër përbën 2,39 për qind të numrit të përgjithshëm.
Për herë të parë këtë vit, maturantët iu nënshtruan tri llojeve të provimeve: maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike.
Gjuha angleze ishte provimi më i përzgjedhur, me 13.208 nxënës të paraqitur. Sipas llojit të maturës, kandidatët mund të zgjidhnin gjithashtu matematikën, gjuhën frënge, gjermane, ruse ose italiane, ndërsa historia ofrohej si zgjedhje në maturën artistike.
Lajme nga vendi
QMK: Mbrëmë janë regjistruar 20 zjarre në hapësira të hapura, vetëm një është aktiv në Makedonski Brod
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë.
Sipas raportit të fundit, vetëm një zjarr është aktiv aktualisht, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 zjarre janë shuar plotësisht.
Zjarri në deponinë në Dellçevë është nën kontroll, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë ta monitorojnë situatën.
Ndërkohë, zjarrfikësit ndërhynë me sukses dhe shuan 18 zjarret e mbetura, të cilat u regjistruan në disa komuna në të gjithë vendin, duke përfshirë Karposhin, Petrovecin, Butelin, Manastirin, Bogdancin, Prilepin, Dollnenin, Kavadarin, Negotinën, Vinicën, Zërnovcin, Likovën, Kratovën, Rankovcën, Zhelinën, Tearcën dhe Gostivarin.
Lajme nga vendi
Analizat e ujit në Gostivar, do të publikohen deri më 20 gusht
Më shumë detaje rreth epidemisë me ujin e kontaminuar në Gostivar do të dihen deri më 20 gusht, kur Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën, njoftoi ministri Sasho Klekovski.
“Po dalim nga faza akute dhe tashmë po hyjmë në një periudhë normale. Numri i pacientëve të regjistruar rishtazi ditët e fundit ka qenë midis 40 dhe 80, që është brenda numrave të zakonshëm të gushtit”, tha Klekovski në “Kanal 5”.
Ai theksoi se epidemia nuk do të përfundojë zyrtarisht derisa të përjashtohet mundësia që rastet e reja të lidhen me ujin e pijshëm, duke shtuar se ekipi i ekspertëve po punon për një analizë të detajuar.
“Kronologjinë do ta ndajmë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave, dhe më pas do ta publikojmë”, tha Klekovski.
Duke iu referuar kritikave nga opozita, Ministri tha se është gati të japë një deklaratë para Prokurorisë Publike nëse, siç tha ai, “përcaktohet se çfarë krimi kam kryer”.

