Connect with us

Lajme nga vendi

Në shtatë rajone u mbajt Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomisë – 464 nxënës në garë për finalen kombëtare

Published

on

Me (13 shkurt 2026) u zhvillua me sukses Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit, i cili u organizua njëkohësisht në shtatë rajone të vendit. Në këtë fazë morën pjesë 464 nxënës dhe mbi 65 profesorë-mentorë, nga gjithsej 20 qytete dhe 61 shkolla të mesme. Më herët, në raundin shkollor morën pjesë 3.170 nxënës nga e gjithë vendi, një shifër rekord që dëshmon interesin në rritje të të rinjve për ekonominë dhe mendimin analitik.

Gara u realizua në bashkëpunim me disa institucione të arsimit të lartë: Universiteti i Evropës Juglindore – Shkup; Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip; Universiteti “Shën Kliment Ohridski” – Manastir në kuadër të rajonit të Prilepit; Universiteti i Tetovës për rajonet e Kumanovës dhe Tetovës; Universiteti Ndërkombëtar i Strugës për rajonet e Gostivarit dhe Strugës, si dhe Aleanca Franceze – Manastir.

“Këto shifra nuk janë vetëm statistikë. Ato tregojnë se të rinjtë janë të gatshëm të angazhohen seriozisht kur u ofrohet një platformë cilësore dhe sfiduese,” deklaroi Orhan Ceka, drejtor i Institutit  Alternativa Liberale. “Ambicia jonë është që Olimpiada të shndërrohet në një platformë afatgjatë për zhvillimin e ekonomistëve, sipërmarrësve dhe vendimmarrësve të së ardhmes.”

Nxënësit më të mirë nga të shtatë rajonet do të sigurojnë kualifikimin në Finalen Kombëtare, e cila do të mbahet në muajin prill në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Tre nxënësit më të mirë nga secili rajon do të shpërblehen me çmime të vlefshme – laptop, tablet dhe orë inteligjente. Nga finalistët në nivel kombëtar, pesë nxënësit më të suksesshëm do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë, e cila këtë vit do të mbahet në muajin gusht në Olimpinë e Lashtë, Greqi.

“Suksesi i Olimpiadës varet nga përkushtimi i profesorëve, mbështetja e shkollave dhe institucioneve, por po aq e rëndësishme është edhe përfshirja aktive e sektorit privat,” shtoi Ceka. “Investimi në talentet e reja nuk është vetëm përgjegjësi shoqërore, por një investim strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit. Besojmë se komuniteti i biznesit ka rol kyç në motivimin dhe mbështetjen e këtyre të rinjve.”

Advertisement

 

Olimpiada e Ekonomiksit është pjesë e rrjetit global të Olimpiadës Ndërkombëtare të Ekonomisë dhe organizohet nga Instituti Alternativa Liberale, në partneritet me Economic Fundamentals Initiative – SHBA.

Me këtë aktivitet, Olimpiada e Ekonomiksit vazhdon të konsolidohet si një platformë kombëtare për identifikimin, mbështetjen dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e ekonomisë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat