Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit

Published

on

Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.

Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.

Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.

“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.

Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.

Advertisement

BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)

Lajme nga vendi

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 25-të E KAMPIONATIT

Published

on

Kampionati  në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me   ndeshjet e  xhiros së 25-të. Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.

 Nesër me fillim në ora 15:30 në të gjitha terrenet  e Ligës  së  dytë të  futbollit vendor   zhvillohen  ndeshjet  xhiros  së  25-të.

 Katër skuadrat pretendente për tre vendet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe  Shkëndija e Haraçinës, duhet të shënojnë fitore nëse duan që sezonin e ardhshëm të garojnë në elitën e futbollit.

 Aktualisht  lideri në renditjen e tabelës Bregallnica është mysafire  e Detonit Plaçkovica, një sfidë e vështirë për ekipin nga Shtipi.

 Ohri është  nikoqire  e Prespës, Skopje nikoqire e Kamenica Sasa, ndërsa Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.

Advertisement

 Tre skuadrat janë favorit absolut dhe çdo rezultat tjetër pos fitores do të ishte befasi.

 Situata në pjesën e fundit të tabelës është më e qartë pasi ekipet si Prespa, Slloga e Vinicës, Pobeda dhe  Golemo Konjare, nuk kanë gjasa për mbijetesë

 Në javën e  25-të takohen: Osogova – Teteksi,  Shkëndija – Pobeda,  Bellasica – Kozhufi,  Slloga – Vardari, Detonit Plaçkovica – Bregallnica , Golemo Konjare – Novaci, Skopje – Kamenica Sasa, Ohri – Prespa.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Lajme nga vendi

FURNIZIMI ME NAFTË: SITUATË KRIZE DERI MË 20 KORRIK 2026!

Published

on

Në Kuvend, deputetët i dhanë “dritë jeshile” vazhdimit të situatës së krizës në vend lidhur me furnizimin me derivate të naftës. Me këtë vendim, situata e krizës do të jetë në fuqi deri më 20 Korrik 2026.

Për shkak se rreziqet për ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivate të saj vazhdojnë të jenë të pranishme, Kuvendi në seancën e sotme plenare miratoi vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim, i cili më parë u mbështet edhe nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, parashikon vazhdimin e gjendjes së krizës deri më 20 korrik 2026.

Zbatimi i tij do të fillojë më 21 prill 2026, menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Në arsyetim thuhet se kjo masë vjen si pasojë e përkeqësimit të situatës ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe nga çrregullimet serioze në transportin e naftës së papërpunuar – veçanërisht përmes Ngushticës së Hormuzit.

Advertisement

Me qëllim zbutjen e efekteve të krizës, Qeveria ka ndërmarrë disa masa, përfshirë uljen e TVSH-së për energjentët, si dhe uljen e akcizave për naftën dhe benzinat pa plumb.

Këto hapa synojnë ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit të pandërprerë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM: GRUEVSKI MUND TË ARRATISET NË RUSI OSE BJELLORUSI?!

Published

on

Pas ndryshimeve politike në Hungari dhe formimit të një qeverie të re, si dhe paralajmërimeve se tre politikanë – mes tyre edhe ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski – do të duhet të largohen nga vendi, LSDM-ja paralajmëron për rrezikun e një arratisjeje të re të tij, këtë herë drejt Rusisë ose Belorusisë.

Kryeministri i ardhshëm hungarez, Peter Maxhar, ka deklaruar se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë në arrati.

Ai theksoi se bëhet fjalë për Nikola Gruevskin, por edhe për politikanët polakë Zbignjev Ziobro dhe Marcin Romanovski.

Nga LSDM-ja thonë se Polonia tashmë ka reaguar duke dërguar kërkesë zyrtare për ekstradim, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, sipas tyre, ende nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë për Nikola Gruevskin.

LSDM

Advertisement

“Sipas informacioneve tona, Gruevski nuk do të fitojë azil në Turqi, por po negocion për t’u zhvendosur në Rusi ose Bjellorusi. Pyetja është çfarë çmimi do të paguajë Maqedonia për këtë arratisje. Vlerësojmë s ekziston një rrezik real që Gruevski t’i shpëtojë sërish drejtësisë, për shkak të zvarritjeve institucionale dhe kalkulimeve politike”

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se, nëse Nikola Gruevski paraqitet në Maqedoni, organet e drejtësisë do të veprojnë në përputhje me vendimin e formës së prerë.

Kërkesa e fundit zyrtare për ekstradimin e Nikola Gruevskit është paraqitur në vitin 2019 për të gjitha rastet për të cilat është shpallur fletarrest ndërkombëtar.

Kërkesa është refuzuar nga autoritetet hungareze me arsyetimin se Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas legjislacionit hungarez, ai nuk mund të ekstradohet në shtetin nga i cili është arratisur.

Ish-ministrat e drejtësisë në vitet e kaluara kishin paralajmëruar disa herë se, kur të krijohen kushtet, do të kërkohet sërish ekstradimi i tij.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat