Lajme nga vendi
MANIFESTIMI FETAR “MIRË SE VJEN RAMAZAN” MAHNITI TETOVARËT!
Në Tetovë, Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut dhe Myftinia e Tetovës organizuan Manifestimin fetar, “Mirë e vjen Ramazan”. Ky manifestim bëri bashkë përfaqësues të jetës fetare, politike e shoqërore, organizuar në në shenjë respekti për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ilahi, ligjërata fetare, monolog teatror, lexim të Kuranit famëlartë, fëmijë e të rritur pjesë e manifestimit, ishte kryefjala e Manifestimit të mbrëmshëm fetar “Mirë se vjen Ramazan”.
Si zakonisht në kësi eventesh Pallati I Kulturës në Tetovë ishte I stërmbushur me të pranishëm.
Myftinia e Tetovës njoftoi se për muajin e shenjtë të Ramazanit ka organizuar aktivitete të larmishme që krahas shënimit Ditës së Bedrit dhe Natës së Kadrit, do të organizojë edhe aktivitete të përditshme nëpër xhamitë e Tetovës me rrethinë.
Myftiu I Tetovës, Dr.Selver ef.Xhemaili, në fjalën e rastit potencoi rëndësinë e muajit të bekuar të Ramazanit.
DR.SELVER EF.XHEMAILI – MYFTI I TETOVËS
“Në këtë muaj Kurani lexohet më shumë, xhamitë mbushen më shumë, familjet bashkohen, zemrat zbuten, faljet shtohen. Edhe njerëzit që gjatë vitit janë larg fesë në Ramazan ndjejnë dicka ndryshe. Kjo është sepse Ramazani nuk troket vetëm në dyert e shtëpisë, por troket në derën e shpirtit. Agjërimi na mëson kontrollin dhe ai nuk është vetëm për prindin dhe gjyshin. Ramazani është Shansi jonë për ta ndërtuar karakterin. Ky muaj na mëson durimin kur je I urritur, edukatën kur je I nervozuar, respektin kur dikush të provokon dhe vetkontrollin kur askush nuk të sheh”
Jetojmë në kohëra të sfidueshme globale, ku edhe shoqëria jonë nuk është imune ndaj disa devijimeve – u tha në ligjëratat fetare. Ramazani vjen për të na rikujtuar se duhet të kthehemi te origjinaliteti.
DR.QENAN EF. ISMAILI – MYFTI I SHKUPIT
“Dhe, ja. Vjen Ramazani që të na I rikujtojë të gjitha këto. Vjen Ramazani për të na kthyer në origjinalen. Vjen Ramazani për të na I rikujtuar vlerat tona, si njerëz dhe si besimtarë musliman”
Gjatë ligjëratave nuk u anashkalua edhe dobia nga Agjërimi, për të cilën u tha se nuk është vetëm uri dhe etje, por paraqet ngopje shpirtërore.
PROF.DR.MUSA MUSAI – TEOLOG
“Nga njëra anë është ajo “beteja” jonë fizike, për arsye se njeriu të investojë 11 muaj vetëm për trupin, vërtetë është kohë e gjatë për t`u çliruar prej kërkesave të trupit. Por, një muaj të investojmë për shpirtin do jetë investimi më I rëndësishëm për secilin prej nesh për ta kuptuar rëndësinë e fjalës se agjërimi nuk është vetëm uri dhe etje, por është ngopje shpirtërore, pa mëdyshje”
Për fund Myftinia e Tetovës ndau mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan e kontribuojnë për mbarëvajtjen e këtij institucioni fetar sidomos në sferën e humanitetit por edhe mbulimit mediatik.
Në mesin e laureatëve ishte edhe Televizioni Koha, I cili gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, përmes përmbajtjeve fetare dhe podcastit të organizuar në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës, I cili do të emetohet çdo natë para Iftarit, do ta pasqyrojë jetën fetare në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

