Connect with us

Lajme nga bota

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’/ The Independent: Mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

Published

on

Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për tu bashkuar në “Bordin e Paqes”. Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit, u tha gazetarëve të martën se Papa kishte një numër shqetësimesh në lidhje me iniciativën dhe se si rezultat ai nuk do të marrë pjesë.
“Për ne, ka… disa çështje kritike që duhet të zgjidhen. Një shqetësim është se, në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat në të cilat kemi këmbëngulur.”, tha ai.
Gazeta britanike, The Independent shkruan se, Trump ka ftuar një numër udhëheqësish botërorë t’i bashkohen bordit, i cili fillimisht ishte konceptuar si një organ për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e Rripit pas konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.
Që atëherë, fushëveprimi i tij është zgjeruar, me zotin Trump që thotë se do të ishte në një pozicion të mirë për të adresuar një sërë mosmarrëveshjesh globale. Disa e shohin atë si një përpjekje të presidentit të SHBA-së për të krijuar një forum shumëpalësh alternativ ndaj OKB-së, të cilin ai e ka kritikuar vazhdimisht si të papërshtatshëm për qëllimin.

Lajme nga bota

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Published

on

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.

Pas përfundimit të negociatave gjatë fundjavës pa një marrëveshje dhe paralajmërimit të presidentit Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane, çmimi i naftës ka kapërcyer sërish nivelin prej 100 dollarësh për fuçi.

Sipas mediave të huaja, nafta Brent, që shërben si referencë globale, ka shënuar rritje prej 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi. Kjo luhatje në tregje lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet se dështimi i negociatave mund të thellojë krizën globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë ndjeshëm nën pragun e 100 dollarëve, pasi Uashingtoni dhe Teherani kishin arritur një armëpushim të përkohshëm dyjavor, i cili përfshinte edhe hapjen e një prej rrugëve më të rëndësishme tregtare detare, Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv është shndërruar në një pikë kyçe të tensioneve, pasi Irani paralajmëroi se mund të sulmojë anijet që e përdorin atë, në përgjigje të veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

Qarkullimi në këtë zonë ka qenë kryesisht i kufizuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithatë disa shtete, si India dhe Malajzia, kanë arritur të negociojnë kalim të sigurt për anijet e tyre.

Advertisement

Ndërprerjet në këtë korridor strategjik kanë mjaftuar për të shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme nga bota

U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim

Published

on

Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, pasi u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur në Kaliforni.

Përfaqësues të saj konfirmuan se 44-vjeçarja është futur vullnetarisht në trajtim, ndërsa më herët ishte raportuar se ajo kishte nisur të punonte për veten pas incidentit.

Sipas mediave, këngëtarja ka qëndruar esëll që prej arrestimit dhe ka marrë pjesë në takime të Alcoholics Anonymous.

Në një deklaratë pas lirimit, përfaqësuesit e saj u shprehën: “Ky ishte një incident i pafalshëm. Britney do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të respektojë ligjin.” Ata shtuan se kjo mund të jetë një pikë kthese për jetën e saj dhe se familjarët po punojnë për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj, ndërsa burime pranë saj bëjnë të ditur se edhe marrëdhënia me dy djemtë e saj, Preston dhe Jayden, është përmirësuar kohët e fundit.

Spears ka kaluar një periudhë të gjatë sfidash personale dhe ligjore, përfshirë kujdestarinë shumëvjeçare që përfundoi në vitin 2021, dhe ky zhvillim shihet si një tjetër hap drejt stabilizimit të jetës së saj.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Kriza nga Lindja e Mesme, Gjermania ul taksat e karburantit për 2 muaj

Published

on

Gjermania do të ulë përkohësisht taksat për karburantet, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve.

Kancelari Friedrich Merz njoftoi se taksat për benzinën dhe naftën do të reduktohen me rreth 17 cent për litër, për një periudhë dy mujore.

Ne do ta ulim taksën e karburantit për naftën dhe benzinën me afërsisht 17 centë për litër për dy muaj”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

Kjo masë synon të ndihmojë familjet dhe bizneset që po përballen me kosto të larta të energjisë, të nxitura nga tensionet dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

Qeveria gjermane synon që përmes këtij vendimi të japë një lehtësim të menjëhershëm për konsumatorët, ndërsa çmimet globale të naftës vijojnë të mbeten të paqëndrueshme.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat