Lajme nga vendi
Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Presim përgjigje nga BERZH, shumë shpejt dalim në terren
Zëvendëskryeministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri tha se ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradësh Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Zekolli Shaqiri thekson se po pritet përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një pjesë të kredisë, pas çka pritet të nisin punimet.
Kalohen të gjitha procedurat e tenderimit. Ajo procedurë është kaluar me sukses, mandej pas procedurës së tenderimit, duhet të bëhet edhe evalvuimi, i cili është bërë nga ana jonë, pasi që për autostradën Shkup-Bllacë kemi një pjesë të grantit, por edhe një pjesë të kredisë që merret nga BERZH, gjithçka tani varet prej tyre. Presim sinjal pozitiv, dmth i gjithë dokumentacioni është dorëzuar në zyrat e tyre, presim që ata te evalvuojnë, besoj që nuk do të ketë asnjë problem apo asnjë vërejtje nga ana e tyre, kur të marrim ndonjë përgjigje pozitive, shumë shpejtë do të dalim në terren për fillimin e punimeve”, tha Zekolli Shaqiri.
Lajme nga vendi
Nafta në rënie pas ndalimit të sulmeve ndaj Iranit, tregjet shpresojnë për ulje tensionesh
Çmimet e naftës kanë pësuar rënie në tregjet ndërkombëtare pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi ndalimin e sulmeve ajrore ndaj Iranit dhe sinjalizoi se negociatat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po avancojnë.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, ra me rreth 5.6% duke zbritur në afërsisht 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u ul me rreth 5.5%, duke shkuar pranë 80 dollarëve për fuçi.
Rënia e çmimeve erdhi pasi tregjet reaguan ndaj mundësisë së një zgjidhjeje diplomatike dhe uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.
Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kryesore e krizës
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Përpara nisjes së konfliktit, rreth 20 milionë fuçi naftë kalonin çdo ditë përmes kësaj zone.
Megjithatë, tensionet ushtarake kanë kufizuar trafikun detar dhe kanë rritur pasigurinë në tregjet globale.
Edhe pse Trump ka ndaluar planet për sulme të reja ndaj Iranit, Teherani nuk ka dhënë ende sinjale të qarta se do të ndryshojë qëndrimin e tij për Ngushticën e Hormuzit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se një mirëkuptim me Omanin për një rrugë alternative detare nuk do të thotë automatikisht rihapje të ngushticës.
Disa anije janë përballur me kërcënime gjatë përpjekjeve për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë ndërhyrë ndaj disa mjeteve detare.
Ndërkohë, Arabia Saudite ka rritur përdorimin e rrugëve alternative të transportit të naftës përmes Ngushticës Bab al-Mandeb. Por edhe kjo zonë mbetet e pasigurt për shkak të sulmeve të rebelëve Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani.
Tregjet globale tashmë presin të shohin nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit do të sjellin një marrëveshje që do të rikthejë qarkullimin normal të energjisë në rajon.
Lajme nga vendi
Kurti priti në takim kryetarin e Lidhjës Shqiptare, Ziadin Sela, diskutuan për aktualitetin në rajon
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në Prishtinë, Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.
Në takim u bisedua për zhvillimet politike në dy vendet dhe rajon, sfidat e përbashkëta dhe tema të tjera me interes kombëtar dhe për qytetarët e dy vendeve.
Kryetari Sela potencoi rëndësinë e formimit të institucioneve si jetike për vazhdimim e proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën si në zhvillimet e brendshme ashtu në procesin integrues, duke përshëndetur dhe inkurajuar në këtë drejtim dialogun me opozitën dhe pjekurinë politike e shtetëformuese të partive politike.
Kreu i Lidhjes Shqiptare diskutoi me Kryeministrin Kurti për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, duke shpalosur shqetësimet në lidhje me tendencat për tu zhvlerësuar edhe ato pak të drejta kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, siç është edhe rasti i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Në bashkëbisedim, kryetari Sela shprehi interesim edhe për rjedhën e projekteve infrastrukturore si rruga Shkup-Bllacë dhe ajo Tetovë-Prizren.
Procesi euro-integrues u vlerësua si tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendeve tona dhe u cilësua si rrugë e vetme dhe pa alternativë, ndërsa bashkëpunimi i ndërsjellë do të lehtësojë dhe përshpejtojë këtë proces.(INA)
Lajme nga vendi
Nëna dhe 2 fëmijë dolën nga rruga, lëndohen rëndë
Një nënë dhe dy fëmijë u lënduan këtë fundjavë në një aksident me katër rrota në një fshat të Tetovës.
Më 01.08.2026 në orën 13:25, në SVR Tetovë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Tetovës u raportua se një katërrrota kishte dalë nga rruga në territorin e fshatit Bozovcë. Oficerët e policisë nga SVR Tetovë shkuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se M.A. (43 vjeç) nga fshati Shipkovicë, me qëndrim në Gjermani, duke drejtuar një katërrrota, në të cilën si pasagjerë ishin dy fëmijët e saj të mitur, kishte dalë nga rruga. Personat u transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u konstatuan lëndime trupore, informoi MVR.
Prokurori publik nga PTHP Tetovë është njoftuar.

