Connect with us

Lajme nga vendi

SI E FLASIM DHE SA E MBROJMË GJUHËN SHQIPE?!

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Tv Koha, në këtë përvjetor,  inicoi temën se sa e ruajmë gjuhën shqipe nga ndikimet e gjuhëve të huaja. Ta ndjekim kronikën në vazhdim.

Gjuha amë, gjuha që mësojmë prej në lindje, në familje, prej kur lindim e flasim gjuhën amtare, ndikon aq shumë sa që shpeshherë ngelemi pa ndonjë përgjigje sepse është gjuha që ne lindim, rritemi, zhvillohemi dhe gjithmonë e flasim gjuhën e pare – thotë për Tv Koha, albanologia Donika Bakiu, teksa komenton Ditën Botërore të Gjuhës Amtare.

Por, a na frikëson, trendi në rritje i të rinjve që flasin gjuhën angleze duke anashkaluar shqipen.

Viteve të fundit, kemi një trend që gjuha angleze na ka marrë shumë përpara, të themi të drejtën fëmija 5 vjecar spjegon përallën në gjuhën angleze, psh Borëbardhën, vetëm në gjuhën angleze, dhe është vetëm 5 vjet, mirëpo nuk e din mirë as gjuhën amë, kurse flet aq rrjedhshem gjuhën angleze, këtu besoj që është faji te prindërit sepse një fëmijë që ka shkuar vetëm në kopsht nuk ma merr mendja që të ketë shkuar në Angli  apo diku tjetër të jeton, në vendin tonë e kemi problem si fëmijët që rriten e shkollohen këtu e flasim më mirë gjuhën angleze e të mos flas për ata që jetojnë jashtë. 

Donika Bakiu bën thirrje që me këmbëngulje të mbrohet gjuha shqipe. Si shembul përmendi Arbëreshët e Italisë.

Advertisement

“Ata kanë ik nga Morea pas vdekjes së Skenderbeut, dhe sot e kësaj dite ato e flasin arbërishten dhe e kanë ruajtur me fanatizëm. Ata janë për tu marrë shembull, gjithmonë duke ju thënë një Bravo sepse vazhdojnë shkruajnë shqip, vazhdojnë dhe flasin shqip dhe sot ka ditëlindjen profesor Francesko Altimari, dhe ia uroj prej këtu nga Tv Koha sepse ka bërë një luftë për t`u ruajtur atje, atje është edhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Kozencë dhe ka pasur ca profesorë që kanë bërë maksimumin bashkë me familjen që të ruhet me fanatizëm gjuha, t`i marrim shembull ato dhe të shohim sa e bukur është”

Edhe qytetarët e anketuar nga Tv Koha, ngrejnë shqetësime se nuk jemi duke bërë mjaftueshëm për të mbrojtur gjuhën shqipe.

“Për fat të keq, shumë pak. Duhet më shumë t`i qasemi, sepse gjuha është e shenjtë për një popull. Sic e shoh gjeneratën e re, po, rrezikohet. Duhet të ndërmirren masa”

“Gjuha është emblemë për një komb dhe gjithsesi duhet t`i kushtohet rëndësi. Ka deformitete në dimensione të caktuara, megjithatë, të gjitha institucionet edhe ne si qytetarë duhet të kemi kujdes për gjuhën sepse ajo është identiteti themeltar për një popull”

“Gjysmë për gjysme. Më shumë maqedonisht se shqip, I kemi tollovitë hesapet. Ne duhet ta ruajmë por s`mund ta ruajmë, e përziejmë me fjalë të huaja”

Advertisement

“Institucioni, sipas mendimit tim, që mund ta mbrojë më së shumti dhe praktikisht si emblem të kombit, janë vet shqiptarët në rastin konkret”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ndau momente nga nisja e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”.

Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.

Në këtë përvjetor, një tjetër zhvillim me rëndësi është hapja zyrtare për publikun e platformës online të “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Platforma, e aksesueshme në domenin fjalori.online, është bërë funksionale që nga 12 janari 2026, duke ofruar qasje të lirë për të gjithë përdoruesit.

 “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” përfaqëson kurorëzimin e një pune pesëvjeçare (2021–2025) dhe përfshin mbi 125.000 njësi leksikografike: rreth 105.000 fjalë në zëra të veçantë, mijëra njësi frazeologjike, togfjalësha terminologjikë, terma të huazuar dhe rreth 250.000 kuptime leksikore të shoqëruara me mbi një milion shembuj ilustrues.

Advertisement

Lajme nga vendi

Analizat e ujit në Gostivar, do të publikohen deri më 20 gusht

Published

on

Më shumë detaje rreth epidemisë me ujin e kontaminuar në Gostivar do të dihen deri më 20 gusht, kur Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën, njoftoi ministri Sasho Klekovski.

“Po dalim nga faza akute dhe tashmë po hyjmë në një periudhë normale. Numri i pacientëve të regjistruar rishtazi ditët e fundit ka qenë midis 40 dhe 80, që është brenda numrave të zakonshëm të gushtit”, tha Klekovski në “Kanal 5”.

Ai theksoi se epidemia nuk do të përfundojë zyrtarisht derisa të përjashtohet mundësia që rastet e reja të lidhen me ujin e pijshëm, duke shtuar se ekipi i ekspertëve po punon për një analizë të detajuar.

“Kronologjinë do ta ndajmë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave, dhe më pas do ta publikojmë”, tha Klekovski.

Duke iu referuar kritikave nga opozita, Ministri tha se është gati të japë një deklaratë para Prokurorisë Publike nëse, siç tha ai, “përcaktohet se çfarë krimi kam kryer”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pacientët onkologjikë protestojnë për mungesën e terapisë

Published

on

Pacientët onkologjikë sot do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e vazhdueshme të terapisë në Klinikën e Onkologjisë, përcjell TV21.

Shoqata “Hema-Onko” thotë se pacientët prej muajsh përballen me vonesa dhe mungesë të barnave, përfshirë terapi biologjike, citostatikë dhe barna nga lista pozitive, gjë që u shkakton pasiguri dhe stres.
Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski, deklaroi se shumica e preparateve tashmë kanë mbërritur, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sigurohet gjatë kësaj jave. Sipas tij, vonesat lidhen me rritjen e numrit të pacientëve, konsumit dhe furnizimit, duke theksuar se trajtimi i pacientëve nuk është vënë në rrezik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut në pjesët malore të vendit.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri 39 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura deri 40 gradë celsius.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat