Lajme nga vendi
LIGA E PARË: SHKËNDIJA DHE ARSIMI ME FITORE TË RËNDËSISHME
Dë ndeshjet e zhvilluara dje në kuadër të javës së 19-të në Ligën e pare të futbollit vendor sollën fitore për ekipet mysafire Shkëndija dhe Arsimi që mu006Aën Sileksin gjegjësisht Shkupin.
Skuadra e Shkëndijës ka marrë një fitore shimë domethënëse ndaj Sileksit në Kratovë me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me tre pikët e fituara tani Shkëndija vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë apo gjashtë më pak se Vardari në pozitën e pare.. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri deklaruar se është i kënaqur me tre pikët e fituara që u arritën në një teren të pa përshtatshëm
“I kënaqur për luftën e fituar, pasi nuk mund të flas për futbollin e luajtur. Kjo këtu në këtë fushë nuk ka të bëjë me futbollin. I kënaqur me karakterin dhe angazhimin e futbollistëve. Me pak fat nuk arritëm që ta mbyllim mirë pjesën e parë, pranuam gol në moment shumë negativ. Pastaj kishte momente ku edhe rrezikuam, por kishim momente edhe ku mund të fitojmë, ndërsa edhe momente ku mund ta humbnim ndeshjen. E rëndësishme është se ne rrezikuam, futëm edhe lojtar më shumë ofenziv. Unë gjithmonë them, se fati i ndjek ata të cilët janë luftëtar dhe që japin maksimumin.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në Gostivar,klubi I futbollit Arsimi në cilësinë e mysafirit shënoi fitore kundër Shkupit 3-0 , ndërsa autor të golave ishin Remzifaik Selmani 2 gola dhe Argjend Gafuri 1 gol. Autori i dy golave pas ndeshjes deklaroi se fitorja ishte imperativ për ekipin e tij
‘’Normalisht çdo fitore është motiv shtesë për ne . Sigurisht se këto tre pikë na duheshin pasi vijmë pas një serie jo të mirë dy humbje radhazi Kjo fitore do të na lehtësoj shumë të ardhmen të fitojmë si ekip motiv dhe të jemi më efikas dhe më të përqendruar në ndeshjet e radhës’’ tha futbollisti Remzifaik Selmani
Me tre pikët e fituara deje kundër Shkupit, skuadra e Çegranit tani me 25 pikë është në pozitën e gjashtë, ndërsa në ndeshjen e javës së 20 është nikoqire e Makedonija Gj.P
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë
Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë.
“Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO me ndihmë të BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh me 5 tonë drogë”, tha mes tjerash Bodanka Kuzesk, zëdhënëse e LSDM-së.
Lajme nga vendi
“Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
Për shkak të mos plotësimit të kushteve që janë detektuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, Qeveria nesër mund të ngre iniciativë për marrjen e licencave për gjashtë kompani të cilat prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë se për cilat kompani bëhet fjalë dhe nëse numri i tyre mund të jetë më i madh.
Sipas ligjit, licenca mund të rikthehet pas 2 deri në 5 vjetësh, varësisht nga shkeljet e konstatuara. Ministria njofton se, pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme, do të shqyrtohen edhe ndryshime ligjore në bazë të parregullsive të evidentuara.
“Pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme te të gjithë subjektet juridike, do të bëhet një analizë e gjendjes së përgjithshme dhe, në bazë të mangësive të konstatuara në funksionim, do të ndërmerren hapa për hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Dyshimet për keqpërdorime me kanabisin nisën pasi në Serbi ku u sekuestruan 5 tonë marihuanë, të ardhura nga Maqedonia. Pas këtij rasti, autoritetet në end sekuestruan edhe 40 tonë marihuanë nga kompani të licencuara për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa më pas u ndërmorën inspektime të jashtëzakonshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

