Connect with us

Lajme nga vendi

KUPA E RMV-së: SHKËNDIJA (H) DHE OHRI NË GJYSMËFINALE

Published

on

Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.

 Në duelin e luajtur në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës, Shkëndija e Haraçinës mundi  ekipin e Rabotniçkit 3-1  dhe siguroi kualifikim në gjysmëfinale të Kupës  së Maqedonisë. Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinale  do të përballet  me fituesin nga  ndeshja  Struga Trim Lum – Shkëndija

Ndërkohë nga kjo garë është eliminuar fituesi  I Kupës nga viti kaluar ekipi i Vardarit  që  aktualisht  është lider në tabelën e klasifikimit në Ligën e parë u eliminua  nga ekipi i Ohrit  pas  ekzekutimit të penaltive pas   ndeshja në kohën e rregullta përfundoi  1-1. Ohri në  gjysmëfinale  do të përballet me  fituesin nga ndeshja    Sileksi – Detonit Plaçkovica

 

 Shaban Sinani – TV Koha

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 14 Prill Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 10:10 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person juridik nga Tetova, pronë e një qytetari nga Turqia. Sipas denoncimit, në janar të vitit 2026, ai kishte rënë dakord për blerjen e një tepihu për një objekt fetar nga Italia për shumën prej 4.500 eurove, me ç’rast ka paguar një avans prej 3.000 eurosh, por deri në momentin e denoncimit, personi as nuk e ka sjellë tepihun sipas marrëveshjes, e as nuk i ka kthyer paratë.

……Dje,në ora 13:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë e tij ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 59-vjeçare. Gjatë privimit, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

……Dje, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Çegranit kanë arrestuar një 48-vjeçar nga Gostivari, i cili kërkohej në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

……Dje, në ora 19:30 në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një debati të shkurtër, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga katër persona.

……Sot në ora 01:00 pas mesnate në gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivarkanë arrestuar një 38-vjeçar nga Shqipëria dhe një 43-vjeçar nga Kosova për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, ndërsa një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar për shkak të punës ilegale dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

Sot në ora 00:30 pas mesnate në Departamentin Policor të Kamjanit, një 19-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se më datë 14 Prill rreth orës 19:15 në një autobus, i cili qarkullonte në linjën Tetovë-fshati Pirok, është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga fshati Zherovjan i Tetovës.

……Sot në ora 06:00 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 38 dhe një 40-vjeçar sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në rrugën “Vëllezërit Milladinovci”. Gjatë kontrollit të evidencës është konstatuar se për njërin prej tyre ka një fletarrest qendror aktiv për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg.

……Sot në ora 04:05 të mëngjesit në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 53 dhe një 30-vjeçar nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të lartë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

QARKORJA NË TETOVË: BANORËT DHE BUJQIT NË HALL ME ZVARRITJEN E PUNIMEVE

Published

on

Punimet për ndërtimin e qarkores Trebosh – Neproshten vazhdojnë të jenë pengesë për banorët e Treboshit dhe të gjithë fshatrave tjerë që shfrytëzojnë këtë rrugë. Ata thonë se punët janë duke u stërzgjatur, ndërsa mosndërtimi në kohë i kanaleve të ujitjes ka bërë që gjatë reshjeve tokat e tyre të përmbyten nga uji me çka edhe u janë dëmtuar të mbjellat.

Mos përfundimi në kohë i kësaj rruge po u pengon shumë edhe bujqve të cilët thonë se menzi mbërijnë në fushat e tyre. Bujqit që shfrytëzojnë tokat në këtë segment të rrugës thonë se kanali i ujitjes nuk është bërë ashtu siç duhet dhe ata kanë frikë se një pjesë e tokave do të mbetet pa ujitje.

“Duhet të bëhen disa kanale që të ujitet kjo tokë, se këtu diku ka lënë e diku jo. Nuk është ai plani që ka qenë para 50 vjetëve. Plus, gjysma e fushës do të mbetet pa ujitje sepse diku kanë lënë gypa e diku jo. Çfarë do të bëhet nuk e di askush, atë e dinë vetëm inxhinierët që e kanë marrë ta bëjnë.”

“Rruga në këtë gjendje është prej tre vitesh. Si t’ia bëjmë? I dëmtojmë veturat, jemi duke shkuar çdo ditë te mekaniku. Këta punët i çojnë si duan vetë; mundohen të punojnë, po i hapin të gjitha punët dhe i lënë në gjysmë. Atje e thyen urën dhe nuk të lënë të hysh, këtu urën tek kanali e lanë në gjysmë, nuk janë duke e rregulluar që të punohet diçka.”

“As nuk mund të ujisin, edhe veturat i shkatërrojmë. E kanë bërë fushën katastrofë, kjo rrugë është për turp. U kishim thënë që politikisht mos të bëjnë asgjë, se çfarë ka rregulluar politika e ka prishur krejt.”

Advertisement

Ndërkaq, Tahir Tairi, zëvendësdrejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore thotë se punët janë kryer rreth 75%, ndërsa në tre kilometra është shtruar edhe një pjesë me asfalt. Sipas tij, nëse nuk del ndonjë pengesë, punimet do të duhet të përfundojnë në fund të muajit qershor.

Grafikë – Tahir Tairi, zv. drejtor në Rrugët Shtetërore:

“Aktualisht zhvillohen aktivitete përgjatë gjithë trasesë: është duke u punuar në shtresat përfundimtare të mbushjes me tampon në afërsi të mbikalimit, si dhe në realizimin e objekteve të quajtura kanale nënrrugore. Gjithashtu, punimet kryhen edhe në rrethrrotullimin e Neproshtenit, po ashtu po kryhen punët përfundimtare në përroin e Porojit. Paralelisht me punimet në trasenë kryesore, po punohet edhe në rrugët paralele të trasesë, të ashtuquajturat rrugë bujqësore (rrugë për mjetet me traktor).”Është vendosur shtresa e parë e asfaltit në një gjatësi prej rreth 3 km. Progresi i punëve është diku te 75%, tha Tahir Tahiri, zëvendës drejtor në Rrugët Shtetërore”

Afati i punimeve asokohe u tha se ishte 15 muaj dhe pritej që në maj 2025 të lëshohej në përdorim. Ndërkohë, që kjo qarkore të jetë funksionale, duhet të ndërtohet qarkorja që lidh autostradën me fshatin Trebosh, gjë që do të mundësonte që fshatrat e komunave të Tearcës dhe Jegunocit të mos hyjnë në qytet për t’u lidhur me autostradën Tetovë – Shkup.TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“SHKËLQIMI 26”: STËRVITJE TESTUESE PËR STANDARDET E NATO-s!

Published

on

Me pjesëmarrjen e rreth 1.500 pjesëtarëve të Armatës dhe me mbështetje nga monitorues të NATO-s, nga 19 deri më 27 prill në poligonin ushtarak Krivollak dhe në disa lokacione të tjera në vend do të realizohet ushtrimi taktik “Shkëlqimi 26”.

Nga 19 deri më 27 prill do të mbahet stërvitja ushtarake “Shkëlqimi 26”. Bëhet fjalë për një stërvitje taktike në terren me qitje reale, ku do të marrin pjesë rreth 1.500 ushtarakë.

Gjatë stërvitjes do të përdoren mjete të blinduara, helikopter transporti, mortaja, dronë, si dhe automjetet e blinduara për zbulimin dhe shkatërrimin e mjeteve shpërthyese “Husky 1” dhe “Husky 2”. Automjetet “Stryker” nuk do të përfshihen për arsye administrative.

Njësitë do të duhet të dëshmojnë aftësinë e tyre për të reaguar në më shumë se 20 skenarë të simuluar, që përfshijnë situata dhe incidente të ndryshme, përfshirë edhe forca kundërshtare.

Stërvitja do të zhvillohet nën mbikëqyrje dhe drejtim të vazhdueshëm, pas së cilës do të bëhet vlerësimi nga rreth 40 ekspertë të certifikuar. Pjesa më e madhe e aktiviteteve do të realizohen në poligonin ushtarak të Krivolak.

Advertisement

Nëse gjatë këtij muaji stërvitja “Shkëlqimi 26” merr vlerësim pozitiv nga vlerësuesit e Aleancës, njësia do të vihet plotësisht në dispozicion të komandantit të NATO-s, e gatshme të përballet me sfidat që sjellin tensionet gjeopolitike – nga Lindja e Mesme deri te konflikti ruso-ukrainas.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka njoftime për angazhimin e drejtpërdrejtë të kësaj njësie.

Continue Reading

Më të lexuarat