Lajme nga vendi
UT-ja KUNDËR LIGJIT PËR ARSIM TË LARTË, CËNOHET AUTONOMIA
Propozim ligji i ri për ndryshime në arsimin e lartë është i papranueshëm për senatin e universitetit të Tetovës dhe ky senat ka sjell një vendim ku kërkon që ky ligj të tërhiqet dhe të rishikohet duke pasur parasysh gjendjen reale në universitete.
“ Numri më i madh i vërejtjeve ka të bëj me cenimin e autonomisë universitare , pasi që parashihet të ketë një këshill universitar i cili edhe i zbehë kompetencat e universitetit , dhe kjo është ajo ku shumica e profesorëve kanë vërrejtje pjesa tjetër është me numër të madh. Akreditimin e studimeve të doktoraturës , pasi që UT i plotëson të gjithë kushtet ka staf akademik , punime shkencore punime , por kriteret janë në harmoni me gjendjen reale dhe për këtë janë një numër i vërejtjeve . Senati Universitetit të Tetovës ka vendim në të cilën propozon që ligji më mirë të tërhiqet të rishikohet dhe të ketë një draft i cili është në harmoni me gjendjen reale .”
Kundër këtij ligji, si të tillë është edhe Drejtor i Forumit per Ndryshime ne Arsim Blendi Hodai. Sipas tij, ky ligj në mënyrë jo transparente është publikuar por edhe cenon autonominë e universiteteve .
“ Për vetë faktin se ministria nuk i përmendi emrat e personave që kanë hartuar propozim ligjin nënkupton se , ligji është jo transparent dhe kjo është e rëndësishme për neve pasi që ligji për arsimin e lartë është interes publik nuk është një roman dhe ta nxjerri dhe të thoni ja e kemi publikuar. Ne vërejmë se me një pjesë cenon autonominë euniversitetit dhe ne vlerësojmë se autonomia e universiteteve është shumë e rëndësishme për stafin akademik.”
Por ministria e arsimit Vesna Janevska është e prerë, ligji nuk tërhiqet , ajo tha se i dëgjon vërejtjet , por nuk do të ketë tërheqje të ligjit.
“ Ligji një muaj është në debat publik dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejte dhe nëse vërejtjet pranohen dhe deri më tani kishim debate dhe u morëm veshtë që çka do të pranohet, por ligji nuk do të tërhiqet dhe nuk duhet tëtërhiqet pasi që bën të ardhmen për të rinjtë tanë.”
I pyetur se kush janë emrat që e kanë shkruar këtë ligj, ministria e arsimit nuk pranoi që të tregoj të njëjtat, pasi që sipas saj ata janë emra të njohur dhe u cenohet integriteti akademik.
Lajme nga vendi
Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohet çmimi i benzinës
Çmimet e karburanteve në Maqedoni shënojnë pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për litër, ndërsa BS-98 për 102,50 denarë, të dyja me rritje prej 3,50 denarësh.
Dizeli lirohet për 2 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 99 denarë për litër. Ulja vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet në 109,50 denarë për litër.
Lajme nga vendi
MINISTRI SHASIVARI: DEKLARATA IME U SHTREMBËRUA PËR PËRFITIME POLITIKE!
Kur ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht dhe kur të gjithë presin vendimin e gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish krerët e UÇK-së, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ka deklaruar se duhet të respektohet standardi evropian i prezumimit të pafajsisë.
Ai thotë se ky ka qenë edhe mesazhi i tij i publikuar ditë më parë në rrjetet sociale, të cilin, sipas tij, u përpoqën ta shtrembërojnë me dashje për përfitime politike.
“Nuk ka aboslutisht diçka që thuhet se kam prejudikuar ose kam marrë anë. Mesazhi im ka qenë thjeshtë për shtetin e Kosovës për popullin e Kosovës për sakrificën dhe atë qëndrim e kam, prandaj më vjen keq që për manipulime politike shtrembërohen disa pjesë nga qëndrimi im”
Shasivari ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në RMV.
“Jo absolutisht, unë e përmenda pikërisht të kundërtën e kësaj. Sundimi i të drejtës është një nga parimet themelore kushtetuese dhe qytetarët duhet të jenë të bindur në respektimin e këtij parimi”.
Ndryshe, ditë më parë ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh në prag të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila u votua vite më parë në Kuvendin e Kosovës.
Lajme nga vendi
Pushimet mjekësore shkurtohen në 5 ditë, kontrolle edhe në shtëpi
Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmëron ndryshime në rregullat për pushimet mjekësore, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe forcimin e kontrolleve.
Drejtori i Fondit, Zlatko Perinski, tha se mjekët amë së shpejti do të mund të japin pushim mjekësor deri në 5 ditë, në vend të 7 ditëve sa është aktualisht. Sipas tij, qëllimi nuk është kufizimi i të drejtës për pushim mjekësor, por krijimi i një sistemi më të drejtë dhe parandalimi i abuzimeve.
Kontrollet do të kryhen si pas denoncimeve nga punëdhënësit, ashtu edhe në mënyrë të rastësishme. Nëse kontrollori nuk e gjen personin në adresën e deklaruar gjatë pushimit mjekësor, do t’i lihet njoftim që të paraqitet para komisionit mjekësor dhe të japë shpjegim. Për rastin do të njoftohet edhe punëdhënësi.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu më shumë raste kur pushimi mjekësor mund të përcaktohet pa praninë fizike të pacientit, si dhe digjitalizimin e evidencave dhe dokumentacionit.
Sipas Perinskit, gjatë kontrolleve të kryera në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë konstatuar parregullsi në rreth 30 për qind të rasteve të shqyrtuara, ndërsa kontrollet dhe analizat do të vazhdojnë edhe në institucione të tjera dhe në sektorin privat.
Fondi ka parashikuar për vitin 2026 rreth 6.45 miliardë denarë për pushimet mjekësore dhe lejet e lindjes, çka, sipas drejtuesve të institucionit, kërkon mekanizma më të fortë kontrolli.
Ndërkohë, Fondi paralajmëron edhe ndryshime të tjera që lidhen me pacientët. Recetat e lëshuara nga shërbimet kujdestare pritet të mund të realizohen brenda 24 orëve, në vend të afatit aktual deri në mesnatën e së njëjtës ditë.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

