Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 25 Mars Tetovë dhe Gostivar
Sot në mëngjes në ora 03:25 në bul. “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Trebosh. Gjatë ndërmarrjes së masave, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I., me çka është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa u pajisur më parë me të drejtën e drejtimit, përkatësisht pa patentë shofer.
……Dje, në ora 12:30 në SPB Tetovë është paraqitur vetë një 43-vjeçar nga fshati Trebosh, i cili ishte denoncuar nga një 68-vjeçar nga fshati Dobrosht dhe një 26-vjeçare nga fshati Xhepçisht se rreth orës 11:30 në një kazino në Tetovë i ka sulmuar fizikisht.
.….Dje, në ora 15:55 në SPB Tetovë është denoncuar se në bul. “Iliria” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 34-vjeçar nga fshati Çellopek dhe motoçikletës “Yamaha” pa targa, e drejtuar nga një 27-vjeçar nga fshati Bërvenicë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
…..Dje, në ora 16:55 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata me lëndime është sjellë personi një 72-vjecar nga Tetova. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së punëve në shtëpinë e tij.
…..Dje, në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga fshati Kamjan, ka denoncuar se në një shtëpi familjare në po të njëjtin fshat, pronë e e një 37-vjecari, një person me një objekt të fortë ka dëmtuar dy automjete të parkuara: “Mercedes”, dhe “Peugeot”,. Sipas denoncimit, personi ka dëmtuar edhe pesë dritare dhe një derë ballkoni dhe është larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
….Dje, në ora 18:10 në fshatin Zhelinë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Grupçin kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të komunikacionit, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Hyundai Galloper” pa targa, të cilin ai e drejtonte dhe i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri. Pas ndërmarrjes së masave, punonjësit e policisë kanë konstatuar se ai nuk posedon patentë shofer dhe dokumentacion përkatës për drutë, pas së cilës automjeti dhe drutë janë sekuestruar me vërtetim.
.….Dje, në ora 23:30 në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 44-vjeçare nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ajo ka sulmuar fizikisht nënën e saj 67-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
…..Dje, në SPB Tetovë është raportuar se në shtëpinë e një 62-vjeçari nga fsh.Bërvenicë, ka eksploduar një bombolë gazi derisa motra e tij 68-vjeçare ka qenë duke gatuar në kuzhinë, me çrast ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitali klinik të Tetovës.
……Dje, në ora 10:30 në DPB Gostivar, një 69-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se nga shtëpia familjare është larguar djali i tij 41-vjeçar nga Gostivari. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

