Connect with us

Lajme nga vendi

Kriza energjetike: Çfarë masash propozojnë ekspertët në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Në tryezën e rrumbullakët “Roli i tregut dhe shtetit në menaxhimin e burimeve të kufizuara”, ekspertët vlerësuan se është e pashmangshme një valë e re e inflacionit. Edhe pse nuk pritet një rritje e ndjeshme, inflacioni do të vazhdojë të rritet. Pasiguria e bën të vështirë edhe vlerësimin e rritjes ekonomike.

Taki Fiti: ulja e akcizës, kursimi dhe koordinimi i politikave

Akademiku Taki Fiti është i mendimit se ulja e akcizës do të kishte një efekt të drejtpërdrejtë në çmimin e derivateve të naftës. Sipas tij, është e nevojshme të forcohet kontrolli antimonopol, sepse disa kompani nën pretekstin e rritjes globale të çmimeve, po i rrisin çmimet e tyre të prodhimit.

Fiti thotë se nëse kriza vazhdon, do të jetë i nevojshëm një ribalanc i buxhetit, kursim dhe ulje maksimale e shpenzimeve joproduktive. Ai vlerësoi se çmimi i naftës nuk do të bjerë shpejt, ndërsa infrastrukturës së shkatërruar të naftës dhe gazit në Katar dhe Iran do i duhen muaj për t’u rindërtuar.

Vanço Uzunov: Qeveria është vonë, inflacioni është kronik

Profesori Vanço Uzunov është i mendimit se masat e qeverisë janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, veçanërisht në kushtet kur çmimi i naftës ka shkaktuar tashmë një rritje të shpenzimeve në numrin më të madh të sektorëve.

“Kategoritë më të cenueshme janë tashmë të varfra, ndërsa disa nga qytetarët që nuk ishin nën pragun e varfërisë së shpejti mund të gjenden atje”, paralajmëroi Uzunov. Ai bëri thirrje për masa selektive dhe një plan të qartë, jo, siç tha ai, mesazhe të tipit “mos u shqetësoni, po e ndjekim situatën”.

Advertisement

Sipas tij inflacioni në vend është bërë kronik dhe shteti nuk po bën mjaftueshëm për ta ndaluar këtë trend.

Borçe Trenovski: çdo masë e ka një çmim

Profesori Borçe Trenovski paralajmëron se çdo masë antikrizë ka një barrë financiare: “Çfarëdo mase që të merrni, dikush duhet ta paguajë koston, ose shteti përmes tatimeve të të gjithë qytetarëve ose biznesit, përmes rritjes së çmimeve të tyre, ose qytetarët përmes uljes së standardit të tyre të jetesës”, tha ai.

Sipas profesorit, skenari më i mirë është që të gjithë të marrin pjesë në pjesën e tyre dhe të gjithë të mbajnë një pjesë të rrezikut në të cilin ndodhemi. Ai bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të fondeve publike dhe një shtet dhe treg efikas. Pasiguria rreth çmimeve të energjisë, normave të interesit dhe rritjes evropiane e bën të vështirë çdo parashikim ekonomik.

Kryeministri qetëson: situata është e qëndrueshme, rezervat janë siguruar

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se pavarësisht krizës globale situata energjetike është e qëndrueshme. Sipas tij janë siguruar rreth 165.000 ton qymyr, hidroakumulacionet janë 40% të mbushura dhe gaz ka deri në fund të prillit. Nga foltorja në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, ai vlerësoi se shteti “eksporton stabilitet”, sepse furnizon disa aeroporte të huaja me kerozin.

Edhe ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, është i mendimit se shteti reagoi në kohën e duhur duke e ulur TVSH-në për naftën nga 18% në 10% dhe duke i monitoruar vazhdimisht çmimet e produkteve bazë. Ai informoi se janë caktuar 30 ekipe mobile të inspektoratit të tregut, të cilat po e monitorojnë intensivisht zinxhirin e furnizimit. Deri më tani, sipas tij, nuk janë identifikuar rritje të palogjikshme.

Advertisement

Durmishi thotë se në dy muajt e fundit inflacioni ka qenë në rënie, gjë që tregon për stabilizim.

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale, veçanërisht në energji dhe zinxhirët e furnizimit. Rritja e pasigurisë në këtë rajon ka shkaktuar luhatje në çmimet e naftës dhe transportit, të cilat më pas reflektohen në koston e prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore. Si rrjedhojë, edhe ekonomitë më të vogla dhe të varura nga importi, si ajo e Maqedonisë së Veriut, ndjejnë efektin zinxhir, ku çdo rritje e kostove në nivel global përkthehet gradualisht në çmime më të larta për konsumatorët në raftet e supermarketeve.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat