Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Për t’u vardisur sa më shumë te Ali Ahmeti, Taravari më kritikon mua! Taravari: S’mund të jem kukull në qeveri

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot komentoi deklaratat e djeshme të Arben Taravarit për gjendjen e shqiptarëve në qeverinë aktuale, përcjell TV21.

Mickoski tha se Taravari këtë e bën për t’u vardisur sa më shumë te partneri i ri i koalicionit, BDI.

“Shikoni, unë ende nuk mundem të befasohem se pse z.Taravari vuan për biznesin Gjoka ku nuk pati sukses dhe në opinion shpik gjëra që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me realitetin. Unë shumë herë i kam komentuar marrëdhëniet në qeveri dhe marrëdhëniet me partnerin tonë, ndryshe mund të them se janë parimore, për dallim me marrëdhëniet që kemi pasur me z. Taravarin, që ishin vardisëse nga ana e tij, kështu që supozoj që atë parim të vardisjes që e ka zbatuar te unë, tani po e zbaton te partneri i ri i koalicionit, BDI. Atëherë në komunikim me mua ashpër i kritikonte, tani supozoj në komunikimin për t’u vardisur sa më shumë te Ali Ahmeti, më kritikon mua”,tha Taravari.

Ndryshe, Taravari mbrëmë drejtoi kritika të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, ku e akuzoi për dobësimin e qëllimshëm të faktorit politik shqiptar.

“Mickoski arriti t’i margjinalizojë totalisht shqiptarët dhe tregoi se mund të qeverisë edhe me një grup partitë të vogla, të cilat as nuk duhet të bëjnë diçka, as nuk dinë”, deklaroi Taravari në Telma, duke shtuar se shumica e ministrave nga blloku shqiptar ishin anonimë dhe pa përvojë pune.

Advertisement

Sipas tij, pikat kryesore të marrëveshjes koalicionare kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa shtoi se decentralizimi fiskal jo vetëm që nuk ka ndodhur, por ligji i ri për vetëqeverisjen lokale ka zvogëluar edhe më tej kompetencat e komunave.

Taravari theksoi se është më mirë të jesh në opozitë sesa të jesh një kukull në qeveri.

“Unë karakterologjikisht nuk mund të jem kukull në një qeveri… Të jesh pjesë e një sistemi që është jo-funksional është idiotizëm”, tha Taravari./TV21

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat