Lajme nga vendi
QAMILI: TETOVA PËR HERË TË PARË NIKOQIRE E UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE
Tetova do të jetë nikoqire e mbledhjes së radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare, ku për herë të parë në këtë qytet do të zhvillohen takimi i këshillit drejtues dhe asambleja e përgjithshme. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili tha se për Komunën e Tetovës kjo është nderë dhe kënaqësi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetarë komunash nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa në fokus do të jenë projektet e përbashkëta zhvillimore, programet e financimit dhe bashkëpunimet ndërkufitare.
“Nesër Tetova do të jetë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon ku për herë të parë do të mbahet mbledhja e këshillit drejtues dhe asamblesë së përgjithshme të këtij unioni, ku nikoqir do të jetë kryetari Bilall Kasami. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë shumë kryetar të komunave nga trojet shqiptare. Në këtë mbledhje do të diskutohen shumë pika të rëndësishme që kanë të bëjnë më zhvillim të përbashkët të komunave shqiptare dhe do të dikutohen programet e ndryshme dhe projektet e financimit, gjegjësisht projetkete ndërkufitare dhe evropjane. Është nderë dhe kënaqësi që Tetova të mirëpres këtë union dhe shpresojmë që nga kjo mbledhje të dalin shumë bashkëpunime të rëndësishme mes komunave shqiptare”.
Pasi të bëhet raportimi i ecurisë së punës, pritet që të disktuohet për gjymsën e dytë të vitit 2026 për plan projektet dhe ankesat. Temat kyqr do të jenë trashëgimia kulturore dhe turizmi, projektet sociale, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe pika tjera që pritet të përmirësojnë jetën e banorëve në trojet shqiptare. Në fund pritet që të nxiren konkluzione dhe të bëhet hartimi i rekomandimeve për Sekretariatin Teknik të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon për për vitin 2027.
Unioni, i themeluar në vitin 2016, shërben si platformë bashkëpunimi mes komunave shqiptare në rajon, duke synuar koordinimin e politikave dhe projekteve të përbashkëta . Në takimet e mëhershme janë diskutuar dhe iniciuar projekte konkrete, përfshirë krijimin e paketave të përbashkëta turistike, aplikime të përbashkëta për fonde të Bashkimit Evropian dhe nisma në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit lokal .
Po ashtu, në një nga mbledhjet e mëparshme është hartuar edhe një plan i përbashkët vjetor me projekte në fusha si kultura, turizmi dhe urbanizmi, duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat pjesëmarrëse .
Autoritetet lokale shprehen se pritshmëritë janë që edhe nga takimi në Tetovë të dalin iniciativa dhe bashkëpunime të reja me rëndësi për zhvillimin e komunave shqiptare në rajon.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

