Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: NGA BLLOKADA NË REALIZIM, PO AVANCON INTERKONEKSIONI ME SHQIPËRINË

Published

on

Pas viteve anulime dhe pasiguri, një nga projektet më të rëndësishme në rajon përfundimisht fitoi një fillim të ri. Me vendosjen e gurrthemelit të interkoneksionit Manastir – Elbasan, bëhet hapi vendimtar drejt lidhjes së plootë energjetike dhe integrimi më i fuqishëm në rrjetin evropian. Fillimi I projektit është përshëndetur edhe nga koalicioni VLEN.

 Pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kiloVoltësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit – thonë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik.

‘Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet edhe hallka e fundit energjetike e Korridorit 8 Pan-Evropian, duke i dhënë vendit lidhje më të fortë infrastrukturore dhe energjetike me Shqipërinë” – thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Sipas VLEN, nuk është rastësi që drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Burim Latifi, e cilësoi këtë interkoneksion si urë besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, si një lidhje energjetike të natyrshme, të domosdoshme dhe largpamëse.

Advertisement

Për vite me radhë kemi dëgjuar shumë për projekte strategjike, por kemi parë fare pak vepra, thonë nga VLEN, duke shtuar se sot dallimi shihet qartë. Dikush i përdorte këto tema për propagandë, ndërsa sot ato po konkretizohen. Për VLEN-in, kjo është rruga e duhur, më pak fjalë, më pak zhurmë dhe vetëm punë – thuhet në komunikatën e VLEN.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat