Lajme nga vendi
MICKOSKI: PROTESTAT ME TENTATIVA DESTABILIZIMI – NJOFTUAM NATO-n DHE BE-në!
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar protestën e djeshme të studentëve, tha se ata po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për provimin e jurisprudencës, që i njëjti të jetë në përputhje me kushtetutën dhe me standardet ndërkombëtare.
Mickoski, shkruan SHENJA, tha se në protestën e djeshme ishin të pranishëm një numri i madh i funksionarëve të lartë dhe aktivistëve opozitar, gjë për të cilën kanë informuar edhe NATO-në dhe BE-në.
“Kërkesat janë një, por kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare janë tjetër dhe duhet ashtu të sillemi nëse me të vërtetë duam të sillemi si evropian atëherë duhet të respektojmë edhe kushteton edhe standardet ndërkombëtare. Është fakt se ligji e cili është sjellë, ligji për zbatimin e gjuhëve është kontestuar para gjykatës kushtetuese pikërisht në pjesën e gjyqësorit, fakt është se kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias kur bëhet fjalë për dygjuhësinë në gjyqësor sepse së pari nuk kemi resurse të mëdha për ta implementuar dhe e dyta nuk garantohet sundimi i së drejtës dhe për këtë shkak ata fuqishëm na rekomandojnë që të kthehemi në ligjin e vitit 2008-2009. Njëkohësisht është fakt se studentët të cilët mësojnë fakultetin juridik në gjuhën amtare në këtë rast në gjuhën shqipe kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe janë pjesë e sistemit arsimor në RMV, kështu që ne kemi formuar komisioni i cili është përbrë nga ekspertë juridik dhe ai komision punon në gjendjen e zgjidhjes e cila do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, po ashtu është fakt se dje pamë një numër të madh i aktivistëve dhe funksionar të lartë të cilët ishin në protestës dhe i dhanë konotacion politik. Për këtë i kemi informuar aleatët në NATO por edhe të BE-së për tentim të opozitës në një mënyrë që të bëjnë destabilizim dhe kjo nuk gjet në miratim nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Mickosk
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

