Connect with us

Sport

LIGA E PARË: BARAZOJNË BASHKIMI – AP BRERA, FITON SILEKSI

Published

on

Bashkimi i Kumanovës barazoi ndërsa Sileksi i Kratovës shënoi fitore  në ndeshjet hapëse të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë. Java e 26  mbyllet nesër me ndeshjet Shkupi – Struga Trim Lum  dhe Makedonija Gj. P. – Arsimi.

 Skuadra e Bashkimit është ndalur me barazim pa gola në duelin e luajtur në Kumanovë kundër AP Brerës së Strumicës.

 Dy skuadrat gjatë 90 minutave krijuan raste të shumta të cilët nuk u konkretizuan  dhe në  fund  barazimi ishte epilogu real i ndeshjes.

 Pas kësaj ndeshje Bashkimi me  37 pikë mbetet në pozitën  gjashtë, ndërsa AP Brera me  32 pikë në pozitën e  shtatë.

 Sileksi mori fitore me rezultat 3:0 përballë Tikveshit. Me tre pikët e  fituara Sileksi përforcon pozitën e katërt në tabelë, ndërsa  Tikveshi mbetet në pozitën e gjashtë..

Advertisement

 Java e 26-të  mbyllet nesër  me ndeshjet Shkupi – Struga Trim Lum  dhe Makedonija Gj. P. – Arsimi.

 Shaban Sinani  – TV Koha

Sport

BOTËRORI 2026: IRANI KËRCËNON ME TËRHEQJE

Published

on

Borërori i futbollit që kësaj radhe mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më  11  qershor  ka  paralajmërime  serioze  nga  Irani   se mund  të  tërhiqet , nëse ndeshjet  e Grupit G nuk zhvendosen në Meksikë shkaku i sigurisë.

 Irani ka paralajmëruar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit G nuk zhvendosen nga SHBA në Meksikë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Ministri i Sportit i Teheranit, Ahmad Donyamali, e ka përshkruar mundësinë që ekipi kombëtar të luajë në Los Anxhelos dhe Siatëll si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit luftarake të Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme për pjesëmarrje.

Pavarësisht presionit diplomatik dhe një kërkese zyrtare për një ndryshim të vendit të ndeshjes për të shmangur zemërimin e konfliktit politik të vazhdueshëm, FIFA ende nuk ka bërë asnjë lëshim, duke e lënë fatin sportiv të ekipit në duart e qeverisë iraniane, e cila po pret “garanci konkrete” përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Continue Reading

Sport

CHL: BAYERNI FITOI NË MADRID, ARSENALI NË LISBONË

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të çerekfinales në Ligën  e Kampionëve ku dy skuadrat mysafire Bayern Munih dhe Arsenali kanë  shënuar fitore. Pavarësisht rezultateve, ndeshjet kthyese  më 15 prill do të përcaktojnë ekipet gjysmëfinaliste.

Bayern Munih më një ka arritur fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madrid në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e parë çerekfinale të  UEFA Liga e Kampionëve , duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.

Në një përballje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, të dy skuadrat treguan cilësinë e tyre që në minutat e para.

Por, duhet theksuar se portieri Manuel Neuer ishte padyshim “heroi” i Bayernit . Neuer u shpall nga UEFA si lojtar i ndeshjes.

Ndërkohë, një hap të madh për kualifikim në gjysmëfinalen Ligës së  Kampionëve ka bërë edhe Arsenali që në transfertë mundi Sporting-un, me rezultat 0-1, me një  gol  të shënuar në minutat shtesë të lojës .

Advertisement

Edhe në këtë ndeshje lojtari më i mirë doli të jetë portieri i Arsenalit Raya i cili arriti të mbante portën e paprekur duke i dhënë Arsenalit mundësinë që të arrijnë gjysmëfinalen për të dytin herë radhazi.
Dy ndeshjet tjera  çerekfinale zhvillohen  sonte, takohen  Barcelona –Atletiko Madrid  dhe PSZH – Liverpuli.

 Shaban Sinai – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: REALI–BAYERNI FINALE PARA FINALES

Published

on

Sonte  me fillim në orën  21:00m në Madrid  dhe Lisbonë zhvilohen ndeshjet e  para  çerekfinale  të UEFA Liga e Kampioneve  takohen Reali – Bajerni dhe  Sporting – Arsenali

 Sonte  rikthen  garat   në  Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje çerekfinale.Real Madrid që përballet me Bayern Munih, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave. Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.

Ndeshja Real Madrid-Bayern Mynih, e cila zhvillohet sonte  n; or;n 21:00 në “Bernabeu”, do të jetë rasti kur numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe presidenti i klubit madrilen do të bëjnë “paqe” publikisht, së bashku  edhe me  presidentin e Federatës spanjolle të futbollit Rafael Louzán, 

 Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali. Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.

Advertisement

Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve .

Të dyja këto takime, do të luhen mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00.

Dy  ndeshjet  tjera  çerek finale Barcelona  – Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli  do të zhvillohen nesër mbrëma  me  fillim në ora  21:00

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat