Lajme nga vendi
SHKËNDIJA I RIKTHEHET FITORES – PELISTERI “VRASËS” I FAVORITËVE!
Shkëndija shënoi fitore të sigurt në transfertë me Rabotniçkin në Shkup 0-3, ndërsa Pelisteri dhe Vardari luajtën me barazim pa gola në Manastir, në kuadër të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Shkëndija ka marrë fitore bindëse 3:0 në transfertë me Rabotniçkin në Shkup.
Dy gola të Endrit Krasniqit dhe një të Fabrice Tambës sollën fitoren e 19-të sezonale për ekipin kuqezinj.
Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri theksoi se fitorja vjen në një moment të duhur kurse ekipi i tij ka reaguar në mënyrë pozitive pas asaj disfate në Tetovë kundër Pelisterit
“E dominuam takimin nga fillimi deri në fund, përveç një gabimi individual në fillimin e pjesës së dytë ku na shpëtoi portieri. Pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë dhe ishte një fitore e cila na duhej në këto momente për shkak se, të them të drejtën, edhe ne si staf, edhe futbollistët, edhe opinioni, edhe tifozët, të gjithë e përjetuam shumë rëndë atë humbje me Pelisterin. Ishte një humbje e papritur, por futbolli i ka këto situata dhe ne duhet mbas humbjes të reagojmë dhe të luftojmë çdo ndeshje pastaj për trepikëshin.” ka deklaruar trajneri Jeton Beqiri.
Pas Shkëndisë në Tetovë, Pelisteri ia “prishi hesapet” edhe një favoriti për titullin kampion. Në Manastir nën dritën e reflektorëe ndeshja kundër Vardarit përfundoi pa gola.
Ky barazim ka një peshë të madhe duke ndezur “betejën” për titullin kampion.
Me këtë pikë Vardari bëri një hap prapa në garën me Shkëndinë, kurse Pelisteri tregoi se është “vrasës” i favoritëve pasi drejtpërdrejtë po ndikon se ku do të përfundojë titulli i Kampionit.
Teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit diferenca mes Vardarit dhe Shkëndisë tani është 1 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
TETOVË: PËRUROHET RRUGA E “SHTIPIT”
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami I shoqëruar nga Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski dhe Zv/Ministrja Kaltrina Zekolli në Tetovë promovuan përfundimin e punimeve në Rrugën e Shtipit, një investim i Ministrisë së Transportit me ko-financim të Komunës së Tetovës.
Ministri I Transportit, Aleksandar Nikolovski, u shpreh se në Tetovë po vërrehet një bum investimesh, për të cilët përgëzoi Kryetarin Kasami duke u zotuar se Ministria që drejton ai do të jetë në shërbim të projekteve që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Transportit në Tetovë po realizohen 29 projekte të përbashkëta.
KALTRINA ZEKOLLI – Bëhet fjalë për një rrugë me 680 metra, me gjerësi mesatarisht 5.5 metra kurse sipërfaqja totale e asfaltuar është rreth 4.000 metra katrorë.
Lajme nga vendi
Rregulla të reja në lizingun financiar në Maqedoninë e Veriut
Kuvendi ka miratuar ndryshime në Ligjin për Lizingun Financiar, të cilat prekin kushtet për themelimin dhe funksionimin e kompanive të lizingut, menaxhimin korporativ, mbikëqyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e përdoruesve. Me ndryshimet përcaktohen elementet e detyrueshme që duhet të përmbajë çdo kontratë e lizingut financiar, përfshirë të gjitha tarifat dhe kompensimet që lidhen me kontratën. Gjithashtu, parashihet mundësia që kontratat të lidhen edhe në formë elektronike, në përputhje me legjislacionin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e pastrimit të parave.
Rregullat e reja sjellin kontrata më të qarta, mundësi për shlyerjen e parakohshme pa kosto shtesë, kontroll më të madh mbi punën e kompanive të lizingut dhe standarde më të larta për mbrojtjen e shfrytëzuesve.
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve, me ndryshimet specifikohen elementët e detyrueshëm që duhet të përmbajë çdo kontratë lizingu financiar, duke përfshirë të gjitha kompensimet që lidhen me lizingun. Përveç kësaj, mundësohet që kontratat e lizingut financiar të lidhen edhe në formë elektronike, nëse kushtet plotësohen në përputhje me dispozitat për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, si dhe dispozitat për parandalimin e pastrimit të parave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitat e tjera përkatëse”, thonë nga Ministria e Financave.
Me këto ndryshime vendoset mundësia që shfrytëzuesi i lizingut financiar të shlyejë detyrimet e mbetura plotësisht ose pjesërisht në çdo kohë në përputhje me planin e amortizimit, pa kosto shtesë. Kjo gjithashtu siguron të drejtën për të ulur kostot e përgjithshme për periudhën e mbetur të kontratës.
“Përveç kësaj, përforcohet mbrojtja e shfrytëzuesve duke specifikuar se ofruesi i lizingut financiar nuk mund ta shfrytëzojë lëndën e lizingut financiar si kolateral pa pëlqimin paraprak me shkrim të shfrytëzuesit. Pëlqimi duhet të jepet te noteri, në dokument të veçantë – deklaratë, veçmas nga kontrata e lizingut financiar, me kushtet e përgjithshme, me përcaktimin e qartë të pasojave juridike të pëlqimit të tillë. Ofruesit e lizingut financiar do të jenë të detyruar të publikojnë raportet financiare vjetore, së bashku me raportin dhe mendimin e revizorit të autorizuar, në faqet e tyre të internetit. Në këtë mënyrë, individët dhe personat juridikë si shfrytëzues të lizingut do të kenë mundësinë të kenë pasqyrë më të qartë mbi punën e kompanive të lizingut para se të krijojnë marrëdhënie afariste”, thonë nga Ministria.
Me ndryshimet, thonë më tej nga kjo Ministri, përforcohet edhe mbikëqyrja përmes avancimit të dispozitave kundërvajtëse, si dhe stabiliteti financiar i ofruesve të lizingut financiar duke rritur vlerën minimale të principalit bazë nga 6.000.000 në 30.000.000 denarë.
“Me qëllim të përforcimit të integritetit të subjekteve që kryejnë lizing financiar, me ndryshimet zbatohen gjithashtu rekomandimet e Komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me to vendosen kritere për përshtatshmërinë dhe reputacionin që duhet t’i përmbushin themeluesit dhe anëtarët e organeve drejtuese të ofruesve të lizingut financiar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi janë një nga tetë hapat që Ministria e Financave po zbaton në kuadër të Agjendës reformuese.
Lajme nga vendi
14-vjeçarja nga Kavadari ndërron jetë pasi ra nga një luhatëse në parkun e Gostivarit
SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.
SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.
Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjekukujdestar ka konstatuar vdekjen.
Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për autopsi“, thonë nga SPB Tetovë.

