Lajme nga bota
Opozita në epërsi përball Orabnit: Hungaria në provën më serioze zgjedhore në 16 vjet
Sipas sondazheve të fundit të publikuara në disa media rajonale dhe ndërkombëtare, Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, ka një avantazh prej disa pikësh përqindjeje, dhe në disa sondazhe diferenca arrin mbi 15-20 pikë në favor të opozitës, gjë që tregon një ndryshim të rëndësishëm në trendet politike në vend.
Analistët vlerësojnë se arsyet e rënies së mbështetjes për Orban lidhen me presionin ekonomik, inflacionin, si dhe rritjen e pakënaqësisë midis votuesve të rinj dhe popullsisë urbane. Në të njëjtën kohë, opozita arrin të afirmohet si alternativa kryesore pas më shumë se një dekade dominimi të Fidesz.
Sipas vlerësimeve, rezultati i zgjedhjeve mund të ketë pasoja më të gjera për lëvizjet politike në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh rolin e Orban si një nga udhëheqësit më me ndikim të krahut të djathtë në bllok.
Lajme nga bota
Franca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
Lajme nga bota
Festivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
Lajme nga bota
Spanja shpall emergjencën kombëtare për shkak të zjarreve masive, mbi 10 mijë persona evakuohen
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare pas një serie zjarresh të mëdha pyjore që kanë përfshirë zona pranë Madridit dhe provincën fqinje të Avilës.
Sipas autoriteteve, më shumë se 10 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërsa ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi për të vënë situatën nën kontroll.
Ministria e Brendshme spanjolle bëri të ditur se vendimi për shpalljen e emergjencës kombëtare u mor për shkak të shpërthimit të njëkohshëm të disa vatrave zjarri, kushteve të pafavorshme atmosferike dhe nevojës për mobilizimin e burimeve nga institucione të ndryshme publike.
Temperaturat e larta, erërat e forta dhe thatësira e zgjatur kanë favorizuar përhapjen e zjarreve, duke rrezikuar zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa lokalitete, ndërsa banorët janë strehuar në qendra të përkohshme. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar qindra zjarrfikës, trupa të specializuara ushtarake, si dhe mjete ajrore, përfshirë avionë dhe helikopterë.
Për shkak të situatës kritike, disa rrugë kryesore janë mbyllur përkohësisht, me qëllim lehtësimin e ndërhyrjeve të ekipeve të shpëtimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Shpallja e emergjencës kombëtare i mundëson qeverisë spanjolle një koordinim më të shpejtë të burimeve shtetërore dhe rajonale, si dhe hap mundësinë për kërkimin e mbështetjes shtesë nëse situata përkeqësohet.

