Sport
FUTSALL: MAQEDONIA, SHQIPËRIA DHE KOSOVA KUALIFIKOHEN NË RAUNDIN KRYESOR TË KUALIFIKIMEVE PËR KUPËN E BOTËS
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal siguroi një vend në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, në mini turneun para kualifikuese në Lituani, duke dalë fitues të grupit “C” me tre fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara Në Grupin C krahas Maqedonisë së Veriut ishin edhe Lituania, Turqia dhe Bullgaria.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut regjistroi 3 fitore në 3 ndeshje, duke konfirmuar rolin e favoritit dhe cilësinë e turneut. Në raundin e fundit, Maqedonia mundi Lituaninë me rezultat minimal prej 1:0, ndërsa më parë mundi Turqinë6 -3 dhe Bullgarinë 4-2 duke e rrumbullakosur kështu performancën e saj me nëntë pikë të fituara. Përveç Maqedonisë, një vend për në fazën kryesore të kualifikimeve , siguroi edhe Lituania, kjo falë vetëm gol-averazhit më të mirë se Turqia, që sot mundi Bullgarinë me shifrat 7:3.
Kombëtarja e Shqipërisë që garon në Grupin E, gjithashtu ka siguruar kualifikim në raundin kryesor . Kombëtarja shqiptare e Futsalit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin para eliminator të Grupit E të Kupës së Botës së Futsallit, duke siguruar kualifikimin për në raundin kryesor të këtij kompeticioni..
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka fituar Grupin D të para kualifikimeve për Botërorin 2028 në futbollin e sallës. Kosava nga tre ndeshjet e zhvilluara shënoi dy fitore dhe një barazim dhe fal gal averazhit më të mirë doli e para në grup me 7 pikë aq sa kishte edhe Mali i Zi, dy këto përfaqësuese kualifikohen në raundin kryesor të kualifikimeve për Botërorin 2028
Në fazën kryesore do të marrin pjesë 36 skuadra të ndara në 12 grupe me nga tre ekipe, ku ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Sport
ROBERTO MANCINI SERISH MERË DREJTIMIN E ITALISË
Drejtuesit e Federatës së futbollit në Itali kanë emëruar Roberto Mançinin për trajner të ri të kombëtares
Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares italiane. Konfirmimi erdhi përmes kanaleve të rrjeteve sociale të Federatës Italiane të Futbollit, pasi Giovanni Malagò e kishte bërë tashmë të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.
Në stafin e tij mund të përfshihen Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone, ndërsa Marco Roccati do të shërbejë si trajner i portierëve.
Mancini do të prezantohet të mërkurën, më 29 korrik, në orën 18:00, së bashku me Claudio Ranierin, i cili do të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares italiane.
Periudha e “Mancios” në krye të Italisë ishte një sagë epike që nisi si përralla më e bukur dhe përfundoi me hidhërim e një lamtumirë që ende dhemb. Ishte një histori e karakterizuar nga kulme të jashtëzakonshme – viti i paharrueshëm 2021, nata në “Wembley” kundër Anglisë, trofeu i ngritur drejt qiellit dhe një stil loje magjepsës që bëri që një komb i tërë të dashurohej sërish me skuadrën.
Sport
JOSHUA NUK LEJOI BEFASI MUNDI PRENGËN NË RAUNDIN E DYTË
Boksieri shqiptar Kristjan Prenga është mposhtur nga Anthony Joshua në duelin e shumëpritur.
Prenga e nisi sfidën me ritëm të lartë, duke shfaqur vendosmëri dhe agresivitet në raundin e parë, ku arriti të vendosë në vështirësi kundërshtarin duke e rrëzuar dy herë për tokë dhe të lërë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.
Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në raundin e dytë, kur Joshua mori kontrollin e plotë të duelit. Boksieri britanik shfrytëzoi përvojën dhe cilësitë e tij, duke dominuar momentet vendimtare dhe siguruar fitoren.
Me këtë sukses, Joshua vazhdon përgatitjet për përballjen e shumëpritur ndaj Tyson Fury, ndërsa Kristjan Prenga, pavarësisht paraqitjes së mirë në fillim të sfidës dhe shpirtit të garës që tregoi, nuk arriti të shmangë humbjen në këtë duel.
Sipas raportimeve, në këtë ndeshje boksi, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, duke u shënuar si pagesa më e madhe e karrierës së tij.
Anthony Joshua tha se fitorja e tij me nokaut ndaj Kristian Prengës nuk ishte vetëm rezultat i fuqisë së grushteve.
“Është më shumë sesa fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina. Ishin familjet e tyre.” tha Joshua.
Sport
KNAUF BAJRO FITUESI I TURNEUT “MËRGIMATRËT“ NË MILETINË
Në organizim të rinisë së fshatit Miletinë nga data 20 deri më 25 korrik u mbajt turneu tradicional i futbollit të vogël “Mërgimtarët 2026”. Gjatë pesë netëve sa zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët. Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga Miletina për pesë netë me radhë dhuruan spektakël dhe emocione të pa përshkruara dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe në natën finale kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut duke falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.
“Kështu që na do të vazhdojmë çdo vit që ti ofrojmë fshatit një atmosferë që rina e fshatit dhe mërgimtarët të jenë sa më afër me rininë. Një falënderim të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët janë ata që na nbështesën dhe normal rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë” deklaroi organizatori Nasir Ajrullai
Kapiteni i ekipit fitues “Knauf Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren ua dedikojë mërgimtarëve dhe gjithë fshatit.
I kënaqur me atmosferën e krijuar në natën finale u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni
Organizatori për fituesin ‘Knauf Bajrami’ ndau Kupë, mirënjohje dhe 400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje dhe 200 Euro dhe për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje u ndanë edhe për arbritrat.Shaban Sinani – TV KOha

