Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet numri i fëmijëve me ngecje në zhvillim, Defektologët: Të subvencionohen ilaçet

Published

on

Numri i fëmijëve me ngecje në zhvillim është në rritje, alarmojnë defektologët. Sipas tyre, është me rëndësi të madhe që prindërit të detektojnë në kohë zhvillimin e fëmijëve të tyre, që masat të jenë sa më të lehta për trajtimin e tyre.

Me rëndësi të madhe është që shteti të kontribuojë më shumë për këtë kategori të ndjeshme që t’ua lehtësojë jetën prindërve dhe fëmijëve që kanë probleme shëndetësore.

Defektologia Shpresa Rashiti thekson se ka shumë faktorë që e shkaktojnë ngecjen e zhvillimit të fëmijëve, siç janë faktorët biologjikë apo gjenetikë, faktorët socialë apo faktorët mjedisorë.

“Fëmijët nga moshat e hershme mund të vërehen se a e kanë zhvillimin në mënyrë të duhur apo jo. P.sh. gugatjet, kontakti me sy, luajtja me fëmijët në moshat e hershme, thirrja në emër, nëse nuk kthehet një fëmijë në emër p.sh., nëse nuk e ka vështrimin me sy, nëse nuk vështron me sy dhe nuk kthen përgjigje tek prindërit, kjo është një prej simptomave që tregon që një fëmijë nuk është me zhvillimin ashtu siç duhet.”, – deklaroi defektologia, Shpresa Rashiti.

Sipas saj, se në rrethana kur numri i fëmijëve me ngecje në zhvillim po rritet, duhet të bëhet subvencionimi i ilaçeve.

Advertisement

“Natyrisht se shteti duhet të kontribuojë më tepër, t’u ndihmojë prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, duhet t’i përkrahë në çdo aspekt, duhet të bëhet subvencionimi i ilaçeve, duhet të bëhet edhe subvencionimi i tretmanëve individualë, shkaku se numri i fëmijëve po rritet dhe kërkesat janë më të shumta edhe për qendra për fëmijë, d.m.th. ekipe multidisiplinare për trajtimin e fëmijëve që përfshihen dhe janë të shumta, prandaj duhet që edhe institucionet të angazhohen më tepër, edhe Ministria e Shëndetësisë.”, – deklaroi defektologia, Shpresa Rashiti.

Ilaçet për fëmijët me nevoja të veçanta, Aliu: Angazhohemi që t’i fusim në listën pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, informoi se po bëjnë përpjekje që të fusin në listën pozitive ilaçet me të cilët trajtohen fëmijët me nevoja të veçanta.

“Të vetëdijshëm jemi që edhe për kategorinë e fëmijëve me sëmundje të rralla, edhe për kategorinë e fëmijëve të cilët kanë nevojë për një trajtim më intensiv, që barnat tani për tani janë në një nivel të rëndë të kapshëm financiar nga familjet. Për atë shkak punojmë paralelisht edhe me ato, edhe me kompanitë që na furnizojnë me këto barna, që të munden çmimet të jenë më të kapshme. Nga ana tjetër, paralelisht punon grupi punues që një pjesë e këtyre barnave të futet në listën pozitive.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Defektologët rekomandojnë për kujdes të veçantë që në periudhën e shtatzënisë. Po ashtu fëmijët duhet t’i ushqejmë shëndetshëm, si dhe të merremi më shumë me ta, në mënyrë që të kemi breza më të shëndetshëm dhe pa probleme në të ardhmen.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat