Lajme nga vendi
Dimovski: Ekstradimi i Gruevskit mund të kërkon muaj dhe vite të tëra, procedura lidhet me konventat ndërkombëtare
Ish-deputeti dhe ish-bashkëpunëtori i Nikolla Gruevskit, Ilija Dimovski, beson se nëse Hungaria tani fillon ndonjë procedurë ekstradimi për ish-kryeministrin, ajo mund të zgjasë me muaj dhe vite sepse, siç thotë ai, e gjithë procedura lidhet me konventat ndërkombëtare.
“Gruevski i është dhënë e drejta e azilit atje bazuar në situatën në Maqedoni dhe të verifikuar nga institucionet që ishin pjesë e sistemit ligjor evropian. Mendoj se e gjithë kjo nuk do të ndodhë aq papritur sa po krijohet përshtypja në Maqedoni. Le t’ua lëmë autoriteteve gjyqësore, ajo që u shpjegua sot në atë kontekst, kjo është procedura ligjore, dhe për të arritur tek ajo, ka një procedurë të gjatë ligjore në Hungari. Mendoj se duhet të përqendrohemi në çështjen kryesore, të ruajmë marrëdhënie të mira strategjike me Hungarinë”, tha Dimovski për “Sitel”.
Sa i përket faktit nëse rënia e Viktor Orban mund të shkaktojë rrëzimin e qeverisë së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ish-deputeti vlerëson se shoqëria serbe është thellësisht e polarizuar, Vuçiq ka një avantazh numerik, por në nivelin e energjisë dhe vullnetit, pakica në Serbi është më e pranishme dhe energjike.
Do ta krahasoja Serbinë më shumë me situatën në Maqedoni rreth dhjetë vjet më parë. Në Hungari, nuk ka ndryshim në politika, as ndryshim drastik në skenë, por vetëm një ndryshim në personazhin e parë, shtoi Dimovski.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

