Connect with us

Lajme nga vendi

Mucunski bisedë me Anita Orbán: Fokus te marrëdhëniet bilaterale dhe integrimi në BE

Published

on

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me Anita Orbán, këshilltare e partisë TISZA.

Ai e uroi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, ndërsa të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në politikë, ekonomi dhe tregti.

Në fokus të bisedës ishte edhe rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut, për të cilën u ritheksua mbështetja e fortë nga Hungaria. Gjithashtu, u diskutuan edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë.

Zgjedhjet e fundit në Hungari sollën ndryshim pushteti, pasi Fidesz e Viktor Orbán u mposht nga TISZA.

Lajme nga vendi

LSDM: Rënia e Orbanit lidhet me zhvillimet politike në rajon, e konfirmojnë mediat gjermane

Published

on

Sipas LSDM-së, analizat e mediave gjermane mbi humbjen e Viktor Orbánit përforcojnë qëndrimet që kjo parti ka shprehur gjatë muajve të fundit.

Nga LSDM vlerësojnë se rënia e Orbánit nuk përbën vetëm një çështje të brendshme politike në Hungari, por një zhvillim me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë rajonin. Sipas tyre, kjo ndikon veçanërisht te politikanët që kanë qenë nën mbështetjen e tij, si Hristijan Mickoski, si dhe Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, të cilët i cilësojnë si pjesë e një “vëllazërie autoritare”.

Më tej, LSDM i referohet edhe gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se Orbán ka ndërtuar një rrjet qendrash analitike joliberale, mediash dhe partish, të mbështetura financiarisht dhe politikisht, ndërsa e ardhmja e këtij rrjeti tani paraqitet e pasigurt.

Sipas LSDM-së, rënia e Orbánit shërben si dëshmi për ekzistencën e një rrjeti ndikimi, financimi dhe manipulimi mediatik jashtë standardeve demokratike evropiane, duke shtuar se “ombrella” politike që mbështeste këtë model në Ballkan po zbehet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASHMA reagon ndaj deklaratave të Filipçes

Published

on

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, në të cilën u paraqitën akuza për varësi politike dhe financiare të televizionit Alfa.

Nga Agjencia theksojnë se etiketimi publik dhe përdorimi i mediave në përplasjet politike nuk përputhen me parimet demokratike dhe cenojnë lirinë e shprehjes. Sipas tyre, është e papranueshme që bartës të funksioneve publike të përdorin retorikë diskredituese, e cila mund të ndikojë në rritjen e polarizimit në hapësirën mediatike dhe të dëmtojë besimin e publikut ndaj mediave.

Institucioni nënvizon se çdo dyshim për parregullsi apo paligjshmëri në punën e mediave duhet të trajtohet përmes institucioneve kompetente, dhe jo përmes akuzave publike apo deklaratave politike.

Në të njëjtën kohë, Agjencia u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të komunikojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive, duke shmangur deklaratat që mund të ushtrojnë presion mbi mediat ose të cenojnë besimin e publikut në to.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Çarshia e Vjetër, zemra e Çairit po rilind pas gjysmë shekulli

Published

on

Pas më shumë se 50 vjetësh, po nis një projekt historik që rikthen Çarshinë e Vjetër në identitetin e saj autentik dhe e ngre në një nivel të ri zhvillimi. Ky është investimi më i madh i këtij lloji, një ndërhyrje e thellë infrastrukturore në 1.567 m², me standarde moderne dhe vizion afatgjatë.

Po zgjidhen problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtohet rrjet modern elektrik dhe fibër optike, ndërsa rrugicat po marrin frymë të re me gur travertin dhe ndriçim tradicional. Ky investim, me vlerë rreth 29 milionë denarë, përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale. Dikur, zhurma e çekanit ishte ritmi i jetës në këtë Çarshi. Sot, ajo zhurmë po zëvendësohet nga një tjetër jehonë, jehona e zhvillimit, e investimit dhe e rikthimit të krenarisë së Çairit.

Ky projekt u prezantua nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në prani të Zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, duke dëshmuar se VLEN është forcë e veprimit dhe e vizionit për qytetarët. Çairi po zhvillohet. Çarshia po rilind. Ky është hap i madh drejt një të ardhmeje më të gjallë, më ekonomike dhe më autentike, një jehonë që do të mbetet brez pas brezi.

Continue Reading

Më të lexuarat